2008-04-10 17:48:26

Beogradi do t'i organizojë zgjedhjet serbe edhe në Kosovë


(10.04.2008 RV)Komisioni Zgjedhor në Serbi formalizoi sot vullnetin e Beogradit për të organizuar zgjedhjet e ardhshme politike dhe administrative të 11 majit edhe në enklavat serbe të Kosovës. Autoritetet shqiptare të Prishtinës e kanë konsideruar këtë veprim “provokacion” kundër një shteti sovran. Ndërkaq, misioni UNMIK dhe ai Eulex janë shprehur në favor të votimit të serbëve, që kanë pasaportën e Beogradit, por nuk kanë ndërmend të kontribuojnë në organizimin e zgjedhjeve. Kjo vetëm përsa i përket rinovimit të parlamentit, por ndërkombëtarët janë kategorikisht kundër pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet administrative të Serbisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.