2008-04-09 17:33:13

Kuvendi i Kosovës miraton Kushtetutën


(09.04.2008 RV)Kosova zyrtarisht me Kushtetutë. Sot, edhe Kuvendi i Kosovës, pas krerëve politikë, miratoi përfundimisht dokumentin më të rëndësishëm e themeltar të shtetit të ri. Kushtetuta do të hyjë në fuqi më 15 qershor të këtij viti.

Ndërkaq, në Shqipëri propozohen ndryshime për Kushtetutën në fuqi. Sot, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Partia Demokratike kërkoi që zgjedhja e presidentit të Republikës të bëhet me 5 raunde e në raundin e fundit me shumicë të thjeshtë. Aktualisht, nëse nuk arrihen tri të pestat e votave edhe në raundin e pestë, shpërndahet parlamenti. Propozimi tjetër ka të bëjë me mocionin ndaj kryeministrit, për të cilin demokratët kërkojnë të ndryshohet procedura. Gjithashtu, është kërkuar të vendoset një mandat i kufizuar prej 5 vjetësh për kryeprokurorin e Republikës, që të shmanget një rast tjetër si ai i Theodhori Sollakut. Opozita i ka konsideruar këto propozime si atentat kundër dokumentit më të rëndësishëm të shtetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.