2008-04-08 19:35:38

Kardinali i Sidneit Xhorxh Pell: përgatitjet e DBR-së vijojnë me sukses; numri i të regjistruarve e kalon çdo parashikim.


(08.04.2008 RV)RealAudioMP3 Deri tani 210 mijë të rinj kanë njoftuar se duan të marrin pjesë në DBR e Sidneit 2008. Të dhënat jepen nga organizatorët e ngjarjes së madhe rinore, që njoftojnë edhe se për këtë takim, deri tani janë rekrutuar 4000 vullnetarë.Por kanali i internetit, i hapur pikërisht për takimin e madh rinor, nuk kënaqet me kaq: i fton të rinjtë t’i zgjasin akoma radhët e pjesëmarrësve, duke i siguruar se do t’i mbështesin gjatë gjithë këtij shtegtimi, përplot me emocionet e paharrueshme të takimit të të rinjve nga mbarë bota e, sidomos të takimit me Papën Benedikti XVI.
Ja si shprehet kardinali Xhorxh Pell në mikrofonin tonë:

“Përgjigja, shkurt e shkurt, është se gjithçka po shkon shumë mirë. Nuk kemi probleme të rëndësishme ose të papritura. Gjithçka është në përkim me parashikimet. I vetmi problem është distanca, pa kujtuar këtu dobësimin e dollarit amerikan, gjë që ndikon mbi 38 mijë e pesëqind të rinjtë, të cilët priten të vijnë nga SHBA. Vështirësi ka edhe për fluturimet me avion: të rinjtë do të vijnë në Australi duke kaluar nëpër Filipine ose nëpër Japoni. E s’janë pak, por 160 mijë vetë që do të fluturojnë mbi oqean. Gjithsesi, numrat e kalojnë shumë parashikimin, e duhet shtuar se është ende shpejt për ta thënë fjalën e fundit!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.