Alarm: zvogëlohen ndihmat e donatorëve për zhdukjen e varfërisë në botë
(08.04.2008 RV)Javës që kaloi Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik
dha alarmin se vendet donatore nuk po i përmbushin impenjimet e tyre për çrrënjosjen
e varfërisë në botë. Në vitin 2007, ndihma për zhvillim shënoi një rënie të dukshme.
22 vendet donatore dhanë 8,4% më pak se viti i mëparshëm. Në këtë mënyrë largohet
gjithnjë e më shumë arritja e objektivit të mijëvjeçarit për çrrënjosjen e varfërisë
brenda vitit 2015. Të fundit në listën e donatorëve janë Greqia, Japonia, SHBA-të
dhe Italia. Të parët e klasës, si gjithnjë, janë Hollanda, Luksemburgu, Norvegjia
dhe Zvicra.
Dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Konventës Ndërkombëtare,
e cila deri në vitin 2007 duhej të kishte zhdukur krejtësisht armët kimike, është
eliminuar vetëm një e treta e 70 mijë tonëve, që ekzistojnë në botë. Pikërisht për
këtë, në Hagë po zhvillohet një konferencë ndërkombëtare, që ka për qëllim shpejtimin
e procesit të eliminimit të këtyre armëve të shkatërrimit në masë.