2008-04-07 18:47:00

‘Zecchino d’oro’ - pasuri e UNESCO-s.


(07.04.2008 RV)‘Zecchino d’oro’ radhitet ndërmjet pasurive të UNESCO-s për kulturën e paqes. Është fjala për festivalin ndërkombëtar të fëmijëve, që organizohet çdo vit nga françeskanët e Bolonjës, i cili sapo ka mbushr 50- vjet veprimtarie. Është i pari program televiziv, që konsiderohet ‘Pasuri e UNESCO-s’. Ideja për organizmin e festivalit është e aktorit të njohur italian, Çino Tortorela, që drejtoi vite me radhë shfaqjet e festivalit, i mbështetur nga Antoniano e Bolonjës e, personalisht, nga Atë Ernesto Karoli, emër i njohur në Shqipëri posaçërisht për ndihmat e pakursyera në ndërtimin e Kishës së Shën Andout në Laç.
Në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve Shqipëria u përfaqësua vetëm një herë, në vitin 1992, me ndërmjetësimin e Atë Zef Pllumit. Përfaqësuesi, Alfons Baba, që shkonte në Bolonjë nga Shkodra, fitoi admirimin e të gjithëve dhe zuri vendin e dytë me këngën “Gjinkalla”, me fjalët e krijuara sipas fabulës së njohur të la Fontenit “Gjinkalla e milingona”, kompozuar nga Agron Xhunga.
E – theksojmë ‘Zecchino d’oro’ kërkon këngëtarë të vegjël për Festivalin e 51-të ndërkombëtar. Fëmijët duhet të kenë moshën 4 deri në 10 vjeçare. Sivjet janë të ftuar Kanadaja, Kina, Ekuadori, Gjermania, Libani, Greqia, Nigeria, Portugalia, Rumania e Sllovenia. Por, në se ka ndonjë këngëtar të vogël shqiptar, që meriton të konkurojë në këtë festival – kujtojmë se përzgjedhjet do të bëhen nga fundi i prillit deri në gjysmën e majit.







All the contents on this site are copyrighted ©.