Lironi Ingrid Betankur! Thirrje e presidentit të ipeshkvijve kolumbianë
(07.04.2008 RV)Ipeshkvijtë e Kolumbisë kërkojnë lirimin e Çmimit Nobel për
Paqen, Ingrid Betankur, prej 6 vjetësh në duart e guerrilasve marksistë të Forcave
të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARC). Kryeipeshkvi i Tunjës, imzot Luis Augusto
Kastro Kiroga, president i Konferencës Ipeshkvnore i bëri thirrje liderit politik
të Farkut, Hoakin Gomez të bëjë një gjest humanitar dhe të lirojë aktivisten e pengjet
e tjerë. Sipas dëshmive të shumta, në këtë çast, Ingrid Betankur është në gjendje
depresioni dhe në rrezik vdekjeje, për shkak të sëmundjeve si hepatiti dhe malaria.