Telegram ngushëllimi i Benediktit XVI për vrasjen e një prifti siro-ortodoks në Bagdad:
“Lutem që populli irakian të gjejë rrugën e paqes”
(05.04.2008 RV)Benedikti XVI shpreh dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e
priftit siro-ortodoks, Jozef Adel Abudi, vrarë sot paradite në Bagdad nga një grup
i armatosur. Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit,
kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar kryeipeshkvit siro-ortodoks të Bagdadit, Saverius
Xhemil Hava, Papa i shpreh ngushëllimet e tij familjarëve e bashkëvëllezërve të priftit.
Benedikti XVI - lexohet në telegram – i lutet Zotit që populli irakian të gjejë rrugën
e paqes, për të ndërtuar një shoqëri të drejtë e tolerante”. Prifti i vrarë, 40
vjeç, shërbente në Kishën e Shën Pjetrit. Sipas burimeve të vetë Kishës, u vra në
sa udhëtonte me auton e tij në lagjen Zaiuna, e banuar kryesisht nga të krishterët.
Ishte drejtor i shkollës së lartë të përbashkët për vajza djem të krishterë e myslimanë.
E patën kërcënuar disa herë se do ta vrisnin, në se nuk do të largohej nga kjo detyrë.Është
goditja e dytë e rëndë për bashkësinë e krishterë të Bagadadit, që qan akoma për humbjen
e imzot Rahhos, kryeipeshkvit të Mosulit.