Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 3-të të Pashkëve ‘A’
(05.4.2008 RV)Ja përsëri në takimin
tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë
e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hynjore të dielës së
3-të të Kohës së Pashkëve, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës. Feja
pashkore gjenë ushqimin e vet e zhvillimin e vet në bashkësinë e besimtarëve të mbledhur
nga Shpirti për kremtimin e Eukaristisë, do të thotë të lavdërimit të Zotit, duke
hapur zemrat për dëgjimin e Fjalës e ndarjen së bashku të Bukës së jetës. Leximi
i parë nga Veprat e Apostujve na ofron dëshmin e parë të Pjetrit. Pasi ka marrë Shpirtin
Shenjt Pjetri, shpjegon para njerëzve të Izraelit domethënien e ngjarjeve pashkore
të Krishtit. Leximi i dytë nga Letra e Parë e Pjetrit na ofron dëshmin e dytë të
Pjetrit. Mëson ti shohim veprat e mëdha të Zotit të realizuara në Jezu Krishtin e
vdekur e ngjallur, e po nga këto të nxjerrim mësim për jetën e krishterë. Pjesa
e Ungjillit nga Luka na tregon ngjarjen e Emausit duke na mësuar ta njohim Krishtin
të pranishëm në mesin e të vetëve, të mbledhur në ditën e parë të javës, që shpjegon
shkrimet dhe dëftohet në aktin e ndarjes (copëzimit) të bukës. Më hollësisht mund
të dëgjoni emisionin e sotëm.....