2008-04-04 19:15:25

Kardinali Rilko hapi në Romë bashkëbisedimin ndërkombëtar kushtuar karizmave.


(04.04.2008 RV)U hap dje pasdite në Romë, bashkëbisedimi ndërkombëtar teologjiko-baritor me temën e karizmave, organizuar nga Përtëritja karizmatike katolike, në bashkëpunim me Këshillin Papnor për Laikët. Meshën, me të cilën u përuruan punimet, e kremtoi vetë kryetari i dikasterit për Laikët, kardinali Stanisalo Rilko i cili, gjatë homelisë, theksoi me forcë të veçantë vlerën e lëvizjeve kishtare dhe të bashkësive të reja. Ndërmjet tyre spikat ‘Risimi i Shpirtit’, statistikisht lëvizja më e përhapur në mbarë botën. Mjafton të kujtojmë se vetëm në Brazil ka 8 milion anëtarë. Kjo lëvizje i bën të krishterët më të ndjeshëm ndaj realitetit të karizmave, dmth ndaj pranisë së Shpirtit Shenjt në jetën e Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.