2008-04-04 19:14:11

Dita e tretë e Kongresit kushtuar Mëshirës Hyjnore.


(04.04.2008 RV)Sot - dita e tretë e Kongresit kushtuar Mëshirës Hyjnore, që vijon punimet në bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran. Ndërmjet të tjerëve, foli edhe kardinali Frensis Arinze, prefekt i Kongregatës për kultin hyjnor e disiplinën e Sakramenteve. Misteri ngushëllues e i thellë i mëshirës hyjnore – theksoi Hirësia e Tij – përshkon tej e ndanë lutjen publike të Kishës”.Pas kardinalit Arinze, foli peshkopi Hilarion Alfejev, përfaqësues i Kishës ortodokse ruse pranë institucioneve evropiane. “Dashuria e Hyjit – kujtoi peshkopi ortodoks - e kapëcen kufirin e mendjes njerëzore, prandaj është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të shprehet me fjalë. Dashuria e pashprehshme e Hyjit ndjehet fuqimish nga zemrat, që ia hapin portat, nga njerëzit që janë të aftë të kalojnë nga mjerimi i tyre njerëzor, tek mëshira hyjnore, që hyn atje ku nuk mund të hyjë asnjë mjek: në shpirtin e njeriut! Mëshira hyjnore është dhuarta më e madhe që mund t’i bëhet njeriut!







All the contents on this site are copyrighted ©.