2008-04-04 19:05:15

Benedikti XVI - Papal Fondation: të jeni dëshmitarë të shpresës, të përforcuar nga besimi në Krishtin e Ngjallur!


(04.04.2008 RV)RealAudioMP3 Krishti i Ngjallur është burimi i parë i bamirësisë së Kishës: këtë nënvizoi Benedikti XVI në audiencën me anëtarët e Fondacionit Papnor, shoqatë bamirëse amerikane, themeluar më 1990 nga kardinali Xhon Krol, të cilët i priti sot në Vatikan.
Besimi në Krishtin e Ngjallur na ndihmoftë të jemi dëshmitarë të shpresës në botën e sotme – u tha Papa anëtarëve të shoqatës bamirëse amerikane, dhe shtoi:

 
The very source of the Church’s service of love…

 
“Burimi i vërtetë i bamirësisë së Kishës, gjindet në besimin e patundur në Hyjin, që fitoi përfundimisht mbi mëkatin e mbi vdekjen”. Papa nënvizoi se takimi me Krishtin e Ngjallur e shndërron trishtimin në gëzim, zhgënjimin në shpresë. E është pikërisht ky takim që na shtyn t’ua lehtësojmë vuajtjet njerëzve të varfër, të ligësht, të braktisur nga shoqëria”.

Dear friends, I am pleased to have this occasion…

 
Më pas Papa falënderoi Fondacionin Papnor për kontributin bujar që jep vazhdimisht në mbështetje të shërbimit të tij apostolik dhe i siguroi mysafirët se lutet gjithnjë që Fondacioni t’i shumfishojë veprimtaritë e veta bamirëse.
Në fillim të takimit, Papën e përshëndeti, në emër të të gjithëve, kardinali Antoni Bevilakua, kryeipeshkëv nderi i Filadelfies, kryetar i Fondacionit, i cili e njoftoi Atin e Shenjtë për veprimtaritë e realizuara gjatë vitit të kaluar si dhe për planet e vitit në vijim. Shumë projekte janë miratuar për të ardhmen, për realizmin e të cilave është mbledhur një shumë prej më se 7, 5 milionë dollarësh, para që do të përdoren për të mbështetur kryesisht meshtarët e laikët që studiojnë në universitete papnore.
Gjatë takimit, miqtë i dhuruan Benediktit XVI një riprodhim të Biblës së Shën Gjonit (Saint Johns’ Bible) me përmasat e origjinalit, realizuar në shekullin VIII nga benediktinët e një abacie ndërmjet Anglisë e Skocisë, Bibël që tani është zhdukur. Për realizimin e kësaj Bible, shkruar krejtësisht me dorë e stolisur me miniatura, punuan dhjetë vjet me radhë disa murgjër benediktinë e, ashtu si konsiderohet fatkeqësi humbja e origjinalit, duhet konsideruar fatbarëdhësi ruajtja e kopjes, në sa në rrjedhë shekujsh, shumë kryevepra fetare e kulturore të kësaj natyre, e jo vetëm të krishtera, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.







All the contents on this site are copyrighted ©.