2008-04-04 19:15:14

40 vjet më parë u vra Martin Luther King.


(04.4.2008 RV)Prej ditësh në SHBA-së kanë filluar cerimonitë përkujtimore me rastin e 40 vjetorit të humbjes së Martin Luther King, vra në Memfis më 4 prill 1968. Dje në Vashtington, ku më 1963 shqiptoi fjalimin e njohur, në të cilit tha “I have a dream…” duke luftuar kundër ndarjeve e përçarjeve racore në SHBA-së. E sot në SHBA janë mbajtur takime tjera për të përkujtuar këtë figurë të madhe e kontributin e tij dhënës shoqërisë amerikane e asaj botërore për pajtimin mes klasave shoqërore e diskriminimeve racore, sepse King na ka mësuar se ëndërrat, kur bëhën nisma, mund ta ndërrojnë botën e ti pajtojnë njerëzit . "Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të gjejë kuptimin e vërtetë të motos së tij: 'Ne i pranojmë këto të vërteta si të padiskutueshme, përfshirë dhe atë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë'. Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve, do të jenë në gjendje të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë" tha Martin Luther King.







All the contents on this site are copyrighted ©.