2008-04-03 17:36:50

Vijojnë veprimtaritë kremtuese me rastin e 150-vjetorit të Katedrales së Shkodrës, shpallur Vit jubilar.


(03.04.2008 RV)Kryedioqeza Shkodër-Pult jeton në një atmosferë të dyfishtë festive: në atmosferën e Pashkëve të Ngjalljes e të kremtimeve me rastin e 150-vjetorit të vendosjes së gurit të parë në themelet e Katedrales. Të shtunën e kaluar kremtoi Zona baritore n. 3, pas së cilës e ka radhën Zona n. 1, qyteti i Shkodrës, rrugët e vjetra të të cilit vijojnë të jehojnë prej javësh nga lutjet e këngët e përshpirtshme. Shërbim i Jolanda Babës: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.