2008-04-03 18:27:49

Tre vjet burg për disidentin kinez. Protestojnë SHBA-të dhe "Reporterë pa kufi"


(03.04.2008 RV)Ambasada amerikane në Pekin protestoi sot dhe shprehu indinjatën e vet për akuzën tendencioze, që dënoi me tre vjet e gjysëm burg disidentin kinez Hu Jia. Akuza, që të kujton atë shqiptare për agjitacion e propagandë, ka qenë: kritika ndaj Partisë Komuniste Kineze. Notë proteste edhe nga organizata “Reporterë pa kufi”, e cila u ka kërkuar qeverive evropiane të pezullojnë dialogun e nisur me Kinën për të drejtat e njeriut.

Dalai Lama i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vazhdojë ushtrimin e presionit mbi autoritetet kineze që të ndalin dhunën në Tibet. Ai kujton edhe se shtypja me forcë e protestave vazhdon jo vetëm në Tibet, por edhe në zonat me shumicë tibetane si Qinghai, Gansu, Sishuan e Junan, ku jetojnë miliona tibetanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.