2008-04-03 18:25:22

Në Qipro u hap kalimi kufitar i Ledra Street


(03.04.2008 RV)Rezultati i zgjedhjeve në Zimbabve është zyrtar e shënon një ndryshim të rëndësishëm. Pas 28 vjetësh, partia e presidentit Mugabe nuk zotëron më shumicën në parlament. Komisioni Zgjedhor njoftoi se zgjedhjet i ka fituar Lëvizja për ndryshimin demokratik e Morgan Xivangirait, deri tani në opozitë. Lëvizja ka fituar 105 ndër 210 vende. Akoma asnjë e dhënë zyrtare përsa i përket zgjedhjeve presidenciale. Rezultatet janë gjithsesi shprehje e qartë e dëshirës së njerëzve për ndryshime. Për shkak të korrupsionit, Zimbabve e ka humbur shkëlqimin që pati në 10-15 vjetët e parë pas shpalljes së pavarësisë më 1980. Atëherë ajo ishte një fuqi e vërtetë bujqësore dhe eksportonte gjithçka në vendet fqinjë. Ekspertët mendojnë se me një politikë më të mirë, vendi mund ta marrë veten brenda pak vjetësh.

Ditë historike për Qipron, ku sot u hap kalimi kufitar i Ledra Street, rrugës që për 45 vjet me radhë ndau më dysh kryeqytetin Nikozia. Kujtojmë se kalimi u mbyll pas ndeshjeve ndëretnike ndërmjet bashkësisë greko-qipriote dhe turko-qipriote. Ky është hapi i parë drejt një forme bashkimi, e cila duhet të dalë nga dialogu mes palëve. Me zgjedhjen e presidentit të ri Dimitris Kristofias, rruga drejt bashkëpunimit duket më e lehtë se më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.