2008-04-02 19:30:00

Papa Gjon Pali II dhe dashuria e kujdesi tij për shqiptarë


Vizionar i një bote më të mirë e gjeni i formuar në vuajtje, statist i madh e njeri i dashuruar në Zotin, Gjon Pali II dhe përkujdesi i tij atëror për popullin e kishën shqiptare.
Sot pra më 2 prill, në tre vjetorin e vdekjës së Papës Gjon Palit II, nuk mund të mos e kujtojmë figurën e tij dhe dashurinë e përkujdesin atëror për popullin e kishën shqiptare martire, siç e dëshmon vizita historike e 25 prillit në Shqipëri e zëri i tij i fuqishëm e atëror në mbrojtje të të drejtave të kosovarëve. Zëri i Papës Shqip
Papa Wojtila qe figurë gjigante, bari shpirtëror i mrekullueshëm, njeri me fe të madhe e të gjallë, intelektual i rrallë e largpamës që do të mbetët në histori edhe si një Papë që u bë zëri i atyre popujve e kombeve që nuk kishin zë, ndër të cilët deri dje ishin edhe shqiptarët.
“Nuk bëj politikë, i pati thënë një herë një gazetari, “unë flas për Ungjill. Mirëpo nëse të flasësh për drejtësi, për dinjitetin njerëzor, për të drejtat e njeriut, do të thotë të bësh politikë, atëherë jemi dakord që bëj politikë!”. Gjatë një vizite të Papës Wojtila në Assisi më 5 nëntor 1978 një grua i tha: “Shenjtëri, mos e harroni Kishën e heshtur!”. “Nuk ka më Kishë të heshtur, sepse flet me zërin tim!”. Dhe vërtetë, Gjon Pali II me shenja, gjeste e nisma të shumta e dëshmoi përkujdesin e dashurinë atërore që kishte për popujt e Kishën në Vendet lindore që vuanin nën diktaturën komuniste e nën regjimet totalitare. Ndër gjestët e nismat që Papa Gjon Pali II bëri po kujtojmë edhe vizitën e parë në Ballkan, atë të 25 prillit të 1993 në Shqipëri dhe ngritjen e zërit të tij kundër dhunës e në mbrojtje të të drejtave njerëzore në Kosovë. Po e kujtojmë figurën e jashtëzakonshme të Shërbërtorit të Zotit Gjon Palit II dhe këto ngjarje që përmendem me dëshmitë e dy prelatëve shqiptarë: atë të kryetarit të konferencës ipeshkvnore katolike të Shqipërisë e kryeipshkvit të Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirditës dhe atë të ipeshkvit të Prizerenit imzot Dodë Gjergjit.
Imzot Rrok Mirdita ju keni qenë edhe emruar e pastaj shugura ipeshkëve nga Papa Gjon Pali II..si e kujtoni këtë figurë sot në tre vjetorin e vdekjës….RealAudioMP3

E tani ta dëshmia e ipeshkvit të Kosovës imzot Dodë GjergjitRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.