2008-04-01 18:32:45

Para katedrales së Sidneit do të lartohet një shtatore e Gjon Palit II.


(01.04.2008 RV)Së shpejti para katedrales australiane të Sidneit, qytet i cili më 15 deri më 20 korrikun e ardhshëm përgatitet të mikpresë mijëra të rinj nga mbarë bota për Ditën Botërore të Rinisë, do të lartohet shtatorja e Gjon Palit II.
Vepra, dhuratë e emigrantëve italianë, është e skulptorit Fiorenco Baçi. Papa paraqitet në një përmasë të mbinatyrshme e të amshuar, i zbathur, si Shën Françesk i ri, që shkriu jetën për paqen pikërisht në Asizi. Dora e djathtë është e ngritur në shenjë përshëndetjeje e bekimi, ndërsa e majta, në vend të shkopit të kryebariut të Kishës katolike, shtrëngon një degë palme. Është simbol i të Dielës së Palmave, Ditë Botërore e Rinisë në nivel dioqezan.
Në mitrën papnore duken Krishti i ngjallur, figura e Krishtit të flijuar dhe kurora e ferrave, simbol i vështirësive që iu desh të përballonte vitet e fundit të jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.