(01.04.2008 RV)Mbetet i lartë tensioni në Tibet. Burime kineze flasin për arrestime
të reja, pas zjarrit të vënë në kryeqytetin Lhasa. Që nga fillimi i manifestimeve
numri i tyre ka arritur në 400. Edhe në Nepal janë arrestuar rreth 50 murgjër budistë
dhe refugjatë tibetanë, që protestonin para ambasadës kineze në Katmandu. Ndërkaq,
kapiteni i kombëtares së futbollit në Indi ka bërë të ditur se nuk do ta mbajë pishtarin
e flakës olimpike, kur të vijë në vendin e tij më 17 prill, në shenjë proteste për
çështjen tibetane.