2008-04-01 18:29:49

Bush në Ukrainë para mbledhjes së NATO-s


(01.04.2008 RV)Vigjilja e mbledhjes së NATO-s, që fillon nesër në Bukuresht, u karakterizua nga konfrontimi ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Uashingtoni mbështet fuqimisht hyrjen e Ukrainës në Aleancën Atlantike, gjë për të cilën ndodhet në Kiev që dje, presidenti amerikan Bush. Ai është takuar me presidentin ukrainas Jushçenko dhe me kryeministren Julia Timoshenko. Hyrja e Ukrainës në NATO – ka bërë të ditur Moska – do të shkaktonte një krizë të thellë ndërmjet Rusisë dhe Kievit dhe do të kishte ndikim negativ mbi sigurinë në Evropë.








All the contents on this site are copyrighted ©.