2008-03-31 17:32:39

Sot Kisha kremtoi festën e Lajmërimit të Zotit


(31.03.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike romake kremtoi Solemnitetin e festës së Lajmërimit të Zotit, që u shty nga data 25 mars për arsye se binte në Tetëditëshin e Pashkëve. Papa Benedikti XVI festen e Lajmërimit të Zotit e përcaktoi si mister të mrekullueshëm e të pagabueshëm që përuron epokën e re të njerëzimit. Po t’i dëgjojmë fjalët e Papës…
“Lajmërimi i Zotit …është ngjarje e thjesht, plot përvujtëri, e fshehur – askush nuk e pa, askush nuk e njohu, përveç Marisë-, mirëpo në të njëjtën kohë është vendimtar për historin e njerëzimit. Kur Virgjëra Mari e tha ‘po-n’ ndaj lajmërimit të Engjëllit të Zotit, Jezusi qe zënë në kraharorin e saj virgjëror e me Të filloi epoka e re e historisë”.
Kështu pra Papa e përshkruan Lajmërimin e Engjëllit të Zotit bër Marisë Virgjër, ngjarje që për Benediktin e XVI na tregon “mënyrën e përvujtë e të thjeshtë të veprimit të Zotit”. Ajo që Zoti më shumti e vlerëson në figurën e Marisë, është përvujtëria. Nga takimi i këtyre dy përvujtërive, nga “përvujtëria e Krijuesit dhe përvujtëria e krijesës….ka lindur Jezusi, Bir i Zotit e Bir i njeriut”. Kryengjëlli Gabriel – nënvizoi Papa – e përshëndet Marinë me një fjalë të veçantë: “gëzohu, ngazëllehu”:
“Prandaj mund të themi se fjala e parë e Besëlidhjes së Re është një thirrje për t’u gëzuar e ngazëllyer. Më të vërtetë Besëlidhja e Re është ‘Ungjill’, ‘Lajm i Mirë’ që na sjell gëzim. Kjo festë pra na pohon se Hyji nuk është larg nesh, nuk është i panjohur, enigmatik, ndoshta i rrëzikshëm. Zoti është afër nesh, kaq afër sa që bëhët fëmijë, e ne këtij Zoti mund t’i flasim në mënyrë të drejtpërdrejtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.