2008-03-29 12:15:46

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 2-të të Pashkëve ‘A’ dhe e festës së Mëshirës Hyjnore


RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së dytë të Pashkëve, të ciklit të parë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare e që nga viti 2002 Gjon Pali II ia kushtoi këtë të diele Mëshirën Hyjnore duke ia besuar përdëllimit të Zotit mbarë njerëzimin.
Dëgjues të nderuar, leximet biblike të lirugjisë së Fjalës së Zotit të kësaj së diele, na ftojnë të vijojmë reflektimin tonë mbi misterin e pashkëve, mbi misterin e Mundimeve, të Vdekjes e Ngjalljes së Jezu Krishtit, që është qendër e zemër e krishterimit.
Krishti i Ngjallur është i pranishëm në mesin tonë nën shenjat e bukës e të vërës, që forca e Shpirtit Shenjtë dhe feja e Kishës i shndërrojnë në koprin e gjakun e Jezusit. Krishti i Gjallë bëhët ushqim i jonë e pije shpirtërore, prandaj ta pranojmë thirrjen e tij që na drejton për t’u bërë njerëz të ri e dëshmitarë të sinqeritetit e të së vërtetës, si apostujt që i komunikuan Tomës takimin e tyre me Krishtin e Gjallë: “ E pamë të Ngjallurin”, si Toma që pas dyshimeve, pas vështirësisë së besimit, ra në gjunjë duke rrëfyer fenë e tij në Zotin e Gjallë. Pra, leximet e kësaj së diele na ofrojnë e ftojnë të ndalemi tek frytet e Krishtit të Ngjallur: leximi i parë na flet për lindjen dhe tiparet e bashkësisë së parë të krishterë të apostujve e të anëtarëve të parë, ndërsa ungjilli i kësaj së diele na tregon për dhuratën e Krishtit të Gjallë, paqen dhe për vështirësinë e të të besuarit të Tomës në Krishtin e Gjallë. Po t’i dëgjojmë Ungjillin e pastaj komentin........RealAudioMP3 .
Homelia nga dom Gjergj Meta
Tё dashur vёllezёr e motra! Kemi kremtuar nё ditёt e kaluara Pashkёt e ringjalljes. Litugjia na thotё qё nga e Djela e Pashkёve deri nё tё Djelёn e Bardhё, pra kjo e djelё qё po kremtojmё, ёshtё njё ditё e vetme. Ne tё vёrtetё e Djela e tё djelave nuk mund tё kufizohet brenda njёzetekatёrorёve orёve por pёr kishёn ajo zgjat njё javё rresht. Kjo javё ёshtё vetёm paraprirje e Pashkёve tё qiellit qё do tё zgjasin pёrjetёsisht. Thjesht ne pёrjetojmё nё kёto ditё atё cka do tё jetё nё tё ardhmen.
Pas tё Djelёs sё Pashkёve jeta nё tokё dhe nё tё gjithё universin nuk do tё jetё mё e njёjta, pasi vorbulla e vdekjes, qё merrte me vete gjithcka, tashmё ёshtё e mundur. Shenjё e kёsaj ёshtё bashkёsia e krishterё qё megjithёse jeton “nё kёt shekull plot me lot”, i ka zemrat dhe mendjet tё drejtuara te atdheu i qiellit, qё ёshtё shpresa e saj e fundme.
Qysh prej fillimit bashkёsia e krishterё, nёn udhёheqjen e Shpirit tё Shenjtё, ka pёrjetuar kёtё shpresё nёn dritёn e misterit tё ngjalljes sё Krishtit. Leximi i parё i marrё nga Veprat e Apostujve na flet pёr bashkёsinё e parё tё krishterё e cila jetonte nё dёgjim tё fjalёs sё apostujve, nё bashkim mendjesh dhe zemrash, duke ndarё bukёn sёbashku e duke lёvduar Hyun. Janё kёto trajtat e vecanta tё bashkёsisё sё krishterё e cila gёzon praninё e Zotit tё ringjallur. Bashkёsia e parё ёshtё njё realitet qё jeton nё periferi tё judaizmit, madje pёr shumё kohё njihej thjesht si njё sekt i tij. Dishepujt dhe bashkёsitё e para mblidheshin nёpёr sinagoga dhe nёpёr shtёpi. Ishte njё numёr i vogёl, i papёrfillshёm, madje pёr autoritetet fetare tё kohёs edhe i rrezikshёm pasi mёsonte njё doktrinё ndryshe nga ajo zyrtare. Por ajo nuk ishte njё doktrinё ndryshe, ishte njё doktrinё e re, qё plotёsonte atё tradicionale, pasi Krishti ishte plotёsimi i tё gjitha profecive, pёrmbushja e Besёlidhjes sё Vjetёr. Portreti i bashkёsisё sё parё nuk ёshtё njё utopi qё nuk realizohet kurrё, ai ёshtё modeli i cdo bashkёsie tё cdo kohe. Vetёm brenda kёtyre trajtave tё sipёrpёrmenduar njё bashkёsi mund tё quhet e krishterё. Kisha nuk ёshtё vetёm njё organizёm si tё gjitha organizatat e tjera jo apo fitimprurёse, as njё agjenci shёrbimesh pёr funerale apo martesa. Kisha para sё gjithash ёshtё njё bashkёsi burrash dhe grash. Bashkёsi do tё thotё bashkim zemrash dhe mendjesh, do tё thotё solidaritet tё ndёrsjelltё, dashuri tё ndёrsjelltё. Mё shumё se cdo gjё bashkёsia e krishterё ёshtё ajo bashkёsi burrash dhe grash qё kanё nё qendёr tё jetёs sё tyre njё person tё gjallё dhe tё pranishёm, Jezu Krishtin, Zot dhe njeri. Sa do tё kishin nevojё bashkёsitё tona tё krishtera t’i pёrshtateshin kёsaj bashkёsie tё parё, natyrshmёrisё dhe gjallёrisё sё saj. Jo rrallёherё bashkёsitё tona, famullitё tona, janё mё shumё agjenci shёrbimesh sakramentore se sa bashkёsi tё gjalla ku dёgjohet, jetohet dhe shpallet ungjilli. Barinjtё e bashkёsive, ipeshkёvinj dhe meshtarё kanё detyrёn e madhe qё tё jenё, jo vetёm drejtues, por edhe etёr tё kёsaj familje e nё emёr tё Krishtit dhe nё personin e tij tё shpallin ungjillin dhe tё kremtojnё liturgjinё e tё kujdesen pёr tё gjithё.
Pjetri nё letrёn e tij na kujton dhuratёn e madhe qё sjell ringjallja, realitetin e ri qё ёshtё krijuar dhe pёr tё cilin Krishti ka dhёnё jetёn e tij. Ky realitet duket se shpeshherё ёshtё i errёsuar nga vuajtja dhe nga pikёllimi i shumё njerёzve nё tё katёr anёt e botёs. Targjedia qё ndodhi nё Gёrdec, nё zemёr tё Javёs sё Madhe, e shumё tragjedi tё tjera duket sikur errёsojnё misterin e shpresёs sё madhe pёr tё cilёn na flet Pjetri. Por pёr tё krishterёt nuk mund tё errёsohet ajo shpresё e madhe, pasi ne e dimё se vuajtja dhe e keqja nuk mund tё kenё fjalёn e fundit mbi jetёn e njeriut dhe mbi jetёn e botёs. Prandaj jeni tё mbushur me gёzium - na porosit apostulli Pjetёr, - edhe pse tani do tё duhet tё pikёlloheni pak nga sprova tё ndryshme, qё vlera e besimit tuaj ma e cmueshme se ari...qё provohet me zjarr, tё kthehet nё lavdёrim, lavdi dhe nder nё shfaqjen e Jezu Krishtit. Shpresa qё ёshtё ngulitur nё zemrat tona ёshtё mё e madhe se cdo kundёrdёshmi e sё keqes, prandaj pёr tё krishterёt dёshpёrimi ёshtё i papranueshёm dhe pёr t’u luftuar me cdo mjet shpirtёror.
Ёshtё normale qё dyshimi, qё vjen nga e prania e vuajtjes dhe e sё keqes, tё mundojё jetёn tonё. Shёmbulli i shёn Tomёs, nё ungjillin e kёsaj tё djele, ёshtё njё karakteristikё e njeriut dhe e arsyes sё tij. Ai dishepull qё kishte qenё gjithё kohёn me Jezusin nёpёr rrugёt e Palestinёs, duke shpallur Mbretёrinё e Hyut, qё kishte parё edhe tё keqen tё egёrsohej barbarisht kundёr mёsuesit tё tij, qё e kishte ndjekur nё udhёn e kryqit, e kishte parё tё kryqёzuar, kishte parё edhe gurin qё ishte vendosur nё varrin e tij, ai dishepull tani dёgjon se Jezusi ёshtё i gjallё dhe u ёshtё shfaqur shokёve tё tij. Aq mё shumё pёr njeriun e kohёs tonё qё beson vetёm cka preket dhe shihet, vetёm cka paraqet televizioni apo interneti, besimi nё Zotin e ringjallur duket dicka absurde. Por Jezusi kupton vёshtirёsinё e Tomёs, ai i njeh mirё nxёnёsit e tij e pёr kёtё arsye e lejon Tomёn qё tё prekё plagёt e tij. Prej plagёve tё tij ne u shёruam, prej plagёve tё tij Toma rifitoi besimin. Pёr Tomёn bёhet konkrete dhe e prekshme jo vetёm vuajtja e Jezusit, por edhe realiteti i tij i ri, tё ngjallurit. Kjo e befason Tomёn dhe ai shpall besimin e tij duke thёnё: “Zoti im dhe Hyu im”. Dyshimi ёshtё njё sjellje normale e njeiut, ёshtё brenda tij. Nga njёra anё kjo ёshtё pasojё e humbjes sё vizionit tё Zotit me mёkatin origjinal, por nga ana tjetёr ёshtё edhe njё nxitje drejt kёrkimit tё sё vёrtetёs. Por njeriu nuk mund tё rri gjithё jetёn e tij dyshues, pasi ajo ёshtё njё gjendje pavendosmёrie e ne jemi tё thirrur nё jetё tё vendosim e brenda vendimeve tona tё kёrkojmё pёrsёri, derisa e vёrteta tё jetё zbuluar krejtesisht nё jetёn me Zotin.
Nё ungjillin e Gjonit kёtё tё djelё bie nё sy edhe takimi i Jezusit mё dishepujt tij dhe fjalёt qё ai shkёmben me to. “Paqja me ju!” qё do tё thotё, jo “paqja qoftё me ju”, por “paqja ёshtё me ju”, pasi Krishti ёshtё paqja e vёrtetё dhe ai ёshtё i pranishёm. Ёshtё e njёjta pёrshёndetje qё ipeshkёvi nё fillim tё meshёs u drejton besimtarёve. Paqen qё Kishti u ka lёnё apostujve, kёta tё fundit ua kanё lёnё pasardhёsve tё tyre, ipeshkёvinjёve. E mё pas po atyre u ka dhёnё Shpirtin e Shenjtё dhe pushtetin pёr tё falur mёkatet. Kёshtu apostujt dhe mё pas ipeshkёvinjtё janё mbartёsit e faljes sё mёkatve nё emёr tё Krishtit. Nuk mund tё ketё paqe brenda Kishёs pa bashkim zemrash dhe mendjesh me barinjtё tanё, Atin e shenjtё dhe Ipeshkёvinjtё. E nuk mund tё ketё paqe jashtё nesh pa Krishtin. Nga njёra anё ierarkia ka pёr detyrё tё jetё pёrcjellёse e paqes, ushqyese e bashkёsisё me ndjenja atёsore e nga ana tjetёr tё gjithё nё kemi pёr detyrё tё ndjekim barinjtё tanё nё kёtё mision tё tyre, pasi vetёm kёshtu Kisha e Krishtit do tё jetё njё e vetme. Krishti u ka dhёnё barinjёve hirin dhe pushtetin pёr tё falur mёkatet dhe pёr tё udhёhequr popullin e tij e tё gjithё neve hirin pёr ta lejuar veten tonё qё tё shkojmё pas barinjёve tanё.
Paqja e Krishtit tё ringjallur ёshtё e vetmja paqe e vёrtetё qё meriton njё emёr tё tillё. Nё njё botё tё munduar prej konfliktesh, tё krishterёt kanё misionin e madh pёr t’u lutur e pёr tё punuar ditё e natё pёr paqen. Por kjo paqe nuk mund tё jetё vetёm fryt i dipolmacisё apo i strategjive politike. Njё paqe qё nuk prek zemrat dhe mendjet ёshtё jetёshkurtёr. Prandaj tё krishterёt janё profetё tё njё paqe jetёgjatё nё pritje tё paqes pёrfundimtare kur Krishti do tё jetё gjithcka nё tё gjithё.
Tё dashur vёllezёr e motra. Tё gёzojmё kёto ditё pashkёsh nё pritje tё Rrёshajёve. Janё pesëdhjetë ditё të kësaj kohe të posaçme shpirtërore nё tё cilat Kishti nё mёnyrё tё veçantё ёshtё i pranishёm nё mesin tonё. T’i lёmё pёr njё çast anash tё gjitha dyshimet dhe hamendёsimet, e tё kundrojmё Zotin e Gjallё dhe tё vёrtetё. T’i kёrkojmё Ngjallurit qё të prekim plagёt e tij, jo pse dyshojmё, por sepse duam tё shёrohemi nga mёkati dhe vetёm plagёt e tij mund tё na shёrojnё, pasi janё plagёt e Krishtit tё ngjallur. Edhe njё herё gёzuar e pёr shumё mot Pashkёt. Amen.







All the contents on this site are copyrighted ©.