2008-03-28 19:27:52

Kremtimet me rastin e 28 vjetorit të martirizimit të kryeipeshkvit të San Salvadorit, imzot Oscar Romero.


Vazhdojnë në Romë kremtimet me rastin e 28 vjetorit të martirizimit të kryeipeshkvit të San Salvadorit, imzot Oscar Romero. Sot pas dite në ora 19.00, në Kishën e Shën Marçelit në Romë, u mbajt një kremtim ekumenik në përkujtim të imzot Oscar Romeros e të Marianella Garcia, advokate e të varfërve, që u vra 25 vjet më parë. Nesër, presidenti i Karitasit të Brazilit, imzot Demetrio Valentini do të mbajë një takim mbi udhën e Kishës në Amerikën Latine. Pikërisht prelatit barzilian i kërkuam të na shpjegoi domethënien e këtij përkujtimi:
Martirët nuk duhet të harrohen e sivjet, së bashku me përkujtimin e figurës së imzot Romeros, do të përkujtojmë edhe Marianella Garcia, edhe ajo advokate, mbrojtëse e të drejtave njerëzore, e cila u vra tri vjet pas imzot Romeros. Këte për të pohuar se nuk është vetëm ipeshkvi Romero, që dihet se ka një domethënie më të thellë pse dëshmon një Kishë të vënë në shërbim të drejtësisë shoqërore, në mbrojtje të të drejtave njerëzore. Fatëkeqësisht, ky realitet është jetuar në mënyrë tragjike nga shumë njerëz që kanë vdekur në Amerikën Latine e në Salvador, njëri prej Vendeve më të vogla të Amerikës Qendërore, që ka përjetuar vite të rënda. Ky popull i shumëvuajtur për mëse 10 e ka përjetuar vjetë luftën civile e edhe tani vazhdon të jetojë në një gjendje shumë të vështirë. Mëse 2 milion persona, prej prej 5 milion e gjysëm banorësh, janë jashta Salvadorit. Kjo tregon se kriza në Vend nuk është zgjidhur ende mirë e përfundimisht. Kjo krizë është një problem që shtrohet e mbi të cilin duhet të përcaktohet e tregohet një udhë solidariteti me Vende tjera, në mënyrë që të mund të ketë një zhvillim më të mirë shoqëror e kështu të shmangen edhe tensionet shoqërore siç është për shembull emigracioni në botën e sotme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.