2008-03-27 20:35:12

Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Nard Ndoka në Vatikan e Itali


Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Nard Ndoka në vazhdim të vizitës së tij treditore në Vatikan e Itali, firmosi sot në Institutin Mendel, Institut i Kërkimeve Shkencore në fushën e gjenetikës, Marrëveshjen e Bashkëpunimit me spitalin "Casa Sollievo della Sofferenza". Ky spital njihet ndryshe si spitali i Padre Pio-s dhe është spital i Vatikanit.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë, marrëveshja e nënshkruar nga ministri Ndoka, parashikon bashkëpunim në fushën shëndetësore, trajtimin e të sëmurëve dhe pacientëve me sëmundje të rralla, me sëmundje gjenetikisht të trashëgueshme, si dhe një sërë patologjish të tjera, të cilat nuk arrihen të trajtohen në spitalet shqiptare.
Marrëveshja parashikon edhe edukimin në vazhdim, shkëmbimin e përvojave respektive, trajnimeve, specializime për mjekët, studentët dhe infermierët shqiptarë në spitalet e Vatikanit e ato të Italisë. Më 1 dhjetorin e kaluar është nënshkruar një marrëveshje mes Vatikanit e Shqipërisë në fushën e shëndetësisë. Më hollësisht mbi këte të dëgjojmë ministrin Ndoka në mikrofonin eRadio Vatikanit......00:07:17:45







All the contents on this site are copyrighted ©.