2008-03-26 17:46:19

Magdi Allam dhe raste të tjera kthimi në krishterim në Kosovë


(26.03.2008 RV)RealAudioMP3 Pagëzimi i gazetarit italian me origjinë egjiptiane, Magdi Allam, zv.drejtor i gazetës më të njohur të vendit, “Corriere della Sera” shkaktoi polemika në botën myslimane. Ai u pagëzua në fenë e krishterë nga Papa Benedikti XVI në Meshën Solemne të Natës së Pashkëve dhe të nesërmen, me një editorial në gazetën ku punon, shpjegoi se pagëzimi ishte përfundimi i natyrshëm i një rruge personale, që e kishte bërë të zgjidhte krishterimin, në vend të Islamit, duke marrë emrin Kristian. Magdi Kristian Allam pohon se familja e tij ka qenë myslimane, por ai vetë ka kryer shkolla të krishtera, edhe në Egjipt, para se të vinte në Itali dhe vazhdon duke nënvizuar se në këtë moment nuk ekziston një Islam i moderuar. Është pikërisht ky pohim dhe fakti që u pagëzua nga Papa, elementët që acaruan esponentë myslimanë kudo në botë. Në një faqe interneti të Hamasit madje, sulmohet Selia e Shenjtë, e cila akuzohet se me këtë pagëzim publik fyhen ndjenjat e myslimanëve.
Në artikullin e vet, gazeta e Vatikanit “Osservatore Romano” sqaron se pagëzimi është kërkuar lirisht nga vetë Magdi Allam dhe atij nuk i është dhënë asnjë rëndësi mediatike nga Selia e Shenjtë, deri në minutin kur zv.drejtori i “Corriere della Sera” u pa në televizion. Gjithsesi, shkruan drejtori i Osservatore-s, Xhan Maria Vian, duke cituar drejtorin e Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardin, nuk ekziston nga ana e Selisë së Shenjtë asnjë qëllim armiqësor ndaj një feje të madhe si ajo islamike. Papa, me gjestin e kthimit në krishterim të një myslimani, “afirmon, në mënyrë të përvujtë e të qartë, lirinë fetare”. Asnjë referim nuk i bën gazeta vatikanase deklaratës së Magdi Allam, se nuk ekziston Islami i moderuar.
Me pagëzimin – tha për Pashkë, Papa Benedikti XVI – drita e Zotit hyn brenda nesh duke shndërruar vetë errësirën, dhe Pashkët na thonë se Krishti është “shpresa e vërtetë për çdo njeri”. Duke e thirrur secilin prej nesh të kthehet nga Zoti, ato na ftojnë “të jetojmë duke e refuzuar urrejtjen dhe egoizmin”. Sepse me të vërtetë, “zemra e Zotit dhe zemra e njeriut u takuan” në dashurinë e Krishtit.
Pagëzime si ai i Magdi Allam janë bërë edhe në Kosovë në Meshën e Pashkëve. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.