Don Pascual Chavez Villanueva rikonfirmohet Rektor i Madh i Salezianëve për periudhën
2008-2014
Anëtarët e Kapitullit
të 26-të të Përgjithshëm të Salezianëve kanë konfirmuar dje don Pascual Chavez Villanueva
si Rektor të Madh të Salezianëve për periudhën 2008-2014. I lindur në Meksisë më
1947, don Villanueva është shuguruar meshtar më 1973. Profesor e drejtor i Institutit
Teologjik të Shën Palit Tlaquepaque prej vitit 1980 deri më 1988, qe zgjedhur si Inspektor
i salezianëve të Meksikës e Guadalajarës prej vitit 1989 deri më 1994. Në vitin 2002
zgjedhët Rektor i Madh, Epror i Përgjithshëm i Salezianëve, e në gjashtë vjeçarin
e parë don Chàvez ndjeu nevojën të sjellte karizmen e Shën Gjon Boskut në nivelet
shpirtërore gjithnjë më autentike e impenjimin salezian në linjat më të nevojshme
të shoqërisë e kulturës aktuale. Po kështu gjatë mandatit të parë gjashtë vjeçar,
don Villenueva ka vizituar të gjitha Inspektoritë apo Provincat dhe Vizitatoritë e
Kongregatës Saleziane të shpërndara në mbarë botën botën. Në mbarim të kërkesës së
ritit e të përgjegjes së don Chavezit, salezianët kapitullar, pra anëtarët që morën
pjesë në kapitullin e 26-të të përgjithshëm, e rikonfirmuan atë në rolin e Rektorit
të Madh,si pasaardhësin e IX të Don Boskut. Kujtojmë se bijtë e Shën Gjon Boskut,
pra Salezianët janë të pranishëm me veprimtarinë e tyre ungjillore dhe edukative edhe
ndër shqiptarë, si Shqipëri me qendrat e tyre dhe Kishat në Tiranë e Shkodër, në Kosovë
me qendrën dhe Kishën e tyre në Prishtinë si dhe në Podgoricë. Po më hollësisht mbi
karizmen e salezianëve të dëgjojmë njërit prej salezianëve shqiptarë, dom Domenik
Qerimin…