2008-03-26 17:48:21

Bukuria e Kryqit në letërsinë shqipe


(26.03.2008 RV)Krishti në Kryq

 
Kqyr, shpírt, me ‘i të kqyrun dhimbet,
Kah des per tý nji Zot:
Kah des tuj bartë mundimet,
Kah des nder të vështira plot!

Aj shleu per né krejt mkatin,
Tu’ e mârrë vetë per randim;
E né n’a çili fatin
E pagjës në tokë e n’amshim.

 
Darka e mbrâme

 
Dashtnín hyjnore tui soditun
Qi ké o Shelbues i jon’ per né,
Un para sŷsh t’kam me Apostuj
Kur mbledhun ti n’dark’ t’mbrâme kjé

Ti buken je tui thye, kelshêjtin
Ti vet’ po m’paraqet e thue :
Ky â korpi i êm e gjaku, merrnje,
Dashtnín mendo qi kam per jue.

 
Pagja kjoft’ me ju
 
O Zot, Shelbues i njerzimit,
Me goj’ na ké kalxue
Vet’ fjalen e shelbimit:
Krejt pagja kjoft’ me jue.

O Kij, qi flî t’u bâmun,
Ke shlye ç’do faj t’njerzís
Na ço pra pagjen t’ânde
Me hirin e dashtnís.


Me Gjak t’and, Krisht, Ti na shperbleve.

 
O Babë deh! Kqyr me sŷ mishriret
Mbi zêmer t’onë qi Tý të kerkon:
E nëper t’and Bír dikoj Ti hiret
Mbi shpirtin t’onë, qi në Ty shpreson.

Me Gjak t’and, Krisht, Ti na shperbleve,
Me Gjak t’and, Zot, na xore hír:
Ti, qi fuqín e ferrit theve,
Per né mkatnorë të késh dhimbë e mëshrirë!

 
Cikël këngësh tradicionale që këndohen për Pashkë. Marrë nga oficja ‘Visari shpirtnuer’ , Botim i katert i perkujdesun prei etenve jezuit, ribotim i ‘Hazna e Kongregacjonit i Atit Iungu S.J., përkujdesë prej të Nd. Dom Ndré Mjedja, Winterberg-Çekoslovakí, Shpi Botuese Katolike J. Steinbrener, 1936, fq 510- 515.







All the contents on this site are copyrighted ©.