2008-03-25 16:17:09

Qendra Don Orione në Romë feston 100-vjetorin


(25.03.2008 RV)Qendra don Orione e Romës kremtoi 100 vjet aktivitet misionar dhe bamirës, me një meshë në Kishën e të gjithë shenjtërve. Kujtojmë se kjo kishë ka qenë edhe kisha romake e caktuar për kardinalin e parë shqiptar, Mikel Koliqin e se për shumë vjet ka shërbyer si pikë takimi e përshpirtërie për emigrantët shqiptarë të Romës. Orioninët veprojnë prej vitesh në Shqipëri e në veçanti, në Elbasan.
Historia e kësaj kishe nis një shekull më parë, kur në mes të barakave romake jashtë Mureve Aureliane, fillonte misionin e vet një meshtar i ri i dërguar në mes të të varfërve nga Papa Piu X. Ai meshtar, don Luigji Orione, do të bëhej shpejt një pikë referimi për mbarë Kishën, shenjt themelues i Urdhërit të Orioninëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.