Enciklika "Spe Salvi" e Papës Benedikti XVI, e përkthyer në rusisht, paraqitet në
Moskë
(25.03.2008 RV)“Spe Salvi”, enciklika e dytë e shkruar nga Papa Benedikti XVI,
e përkthyer në rusisht, u paraqit sot në Moskë, në Qendrën Kulturore “Biblioteka e
Shpirtit”. “Një sinjal pozitiv për dialogun ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve”:
kështu komentoi kryeipeshkvi i Nënës së Zotit në Moskë, imzot Paolo Peci, i cili pritet
të takohet me Patrikun e Moskës dhe të gjithë Rusive, Aleksej II. Imzot Peci përgënjeshtroi
edhe lajmin e botuar në disa gazeta, sipas të cilave takimi ishte anulluar. Ai sqaroi
se dita e takimit akoma nuk është caktuar. Paraqitja e Enciklikës së Papës vjen menjëherë
pas Pashkëve katolike, për të cilat Patriku Aleksej II i ka dërguar Atit të Shenjtë
një mesazh urimi. Vepra e parë themelore e Papës Racinger, e përkthyer në rusisht,
është “Hyrje në krishterim”.