Me 24 mars Kisha u lut për misionarët që derdhën gjakun për Krishtin:me ne Imzot Masafra.
(24.03.2008 RV) Me 24 mars u përkujtua 28-vjetori i vrasjes së kryeipeshkvit
Oskar Arnulfo Romero, hero i katolicizmit progresist latino-amerikan, vrarë në katedralen
e San Salvadorit më 24 mars të vitit 1980 nga skuadrat e vdekjes. Kjo ditë ka fituar
vlerë përgjithësuese duke u bërë për Kishën, Ditë e lutjes dhe e agjërmit për misionarët
e vrarë. Sivjet kremtohet për të 28-tën herë, me temë “Gjak i derdhur për ju e për
të gjithë” dhe organizohet nga Lëvizja Rinore në Mision e Veprave Papnore Misionare.
Nisma ka për qëllim të kujtojë 21 veprimtarët baritorë, që derdhën gjakun për Krishtin
në mbarë botën gjatë vitit 2007. “Dita e përvitshme e lutjes dhe e agjërmit për
misionarët martirë, fiton dritë vlerë të re në dritën e Krishtit të ngjallur” – tha
Benedikti XVI pas lutjes së sotme të Mbretërshës Qiellore.E në sa kujtojmë martirët
e këtij viti, nuk mund të mos na shkojë mendja tek mijëra martirët që dhanë jetën
për Krishtin, e sidomos, tek martirët më të rinj të Kishës katolike në Shqipëri, të
cilët gjithashtu kanë një ditë të caktuar përkujtimore. Për këtë na flet kryeipeshki
metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Angjelo Masafra, në mikrofonin e kryeredaktorit
tonë, dom David Gjugjës:........