Ngadhnjyesit të Dekës Me dy krahë arit u pershkue nji Êjell e preku drandofillet,
çilë porsa, e u tha: “Tash hapnie gjethin t’uej kah dielli e veshniu n’njyme
t’gjalla e t’erës s’mirë perhapnie gjith visarin”. E kaloi Êjlli prej njaj dege
m’tjetren, e me krahë t’vet çerdhet e reja preku, e u tha: “Sa jeni zogj, t’aguemen
dielli, keni per t’kndue vallet qi u don zêmra, per Krishtin Mbret të Njallun.” E
n’at pershkim agimit desht t’i lête nji dritë krejt t’ ré e valle qi ishin qielle… Kumbonët
e të gjitha kishve aj i preku, e u tha; “Largonie dhimben, qi pa zâ u la;
sot brohorija. prej jush t’ shperthejë, njashtû si u a lypë natyra”. Mandej
flutrim kthei Êjlli prap kah qiella, E aty punoi n’kunoren e ngadhnjimit,
Tue pritë, nder mija çetash t’ Êjve tjerë, Zotin e vet të Njallun. E agon,
qe dita e re, shperthen hareja, lule, erë t’kandshme, harmonì qiellore, gjithkah
veç valle zogjsh e ushtimë kumbone: me gjith lumín e vet, qe Krishti njallet
e mbushë zêmrat me gzime. Primula Veris(pseudonim i Imzot Vinçenc Prennushit)