2008-03-22 16:15:00

Sonte, Nata e pagjumë e Pashkëve, kryesuar nga Benedikti XVI. Nesër, Mesha e Ditës së Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit dhe Bekimi ‘Urbi et Orbi’.


22.03.2008 RV)Sot, e Shtuna e Madhe, është ditë e heshtjes. Kisha pret Ngjalljen e Zotit. Sytë e të gjithëve drejtohen nga Nata e Madhe, Nata e Shenjtë e Ngjalljes: Papa do të kryesojë Kremtimin e Natës së Pashkëve duke nisur nga ora 21. 00 në bazilikën e Shën Pjetrit.
Nesër paradite, në orën 10. 30 në tremen e bazilikës së Shën Pjetrit, do të kryesojë Meshën Shenjte të Ditës së Pashkëve.Në orën 12. 00 nga lozha qëndrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, Benedikti XVI do t’u drejtojë besimtarëve Mesazhin e Pashkëve Urbi et Orbi – Romës e Botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.