(21.03.2008 RV)Atë Gjergj Fishta Mater Dolorosa 1Pezull
n’mjet tokës e qiellit, Atje mbi krep t’ Golgotit, N’per ag t’pergjakshem t’diellit Ulë
kryet i Biri i Zotit, Masi me ‘i zâ t’pushtueshem Dha shpirtin e hyjnueshem
Nder duer të Atit t’vet. 2 E Ama, zbè si qiri, Prej dhimbet bâmun
guer, E sheh kah kryet i Biri E ulë permbi krahnuer: E sheh, e mâ fort zêmra I
therë atë botë, e thêmra, Tu’u dridhë, mâ m’tokë s’i shklet, 3 Por,
kah s’don me mendue Se i Biri shpirt ka dhânun, I kandet me kujtue Se Ai
don ndo’i fjalë me i thânun; Prandej me dashtuni, I qaset Krygjes s’Ti E
i thotë plot ambelcim: 4 - Qe Nâna e jote, o Djalë! Qe Nâna, o Bir,
ngjat teje! A don me m’thânë ndo’i fjalë, Qi ule kryet prej meje? - Po
a fort gojen t’idhnuene Me atë tamth, qi tash t’a kuene Kta njerz të lém n’verbim?
- 5 Por m’Kryq i Biri shuete, E veç nji ushtimë termetit Qi
t’dekunt n’vorr i shquete, Qi tundte ujët e detit, Qi male e krepa çáte, Qi
n’tempull tisin dáte, Per Tê t’pergjegjun kjè! 6 U dridh atë botë
e Ama, Por krejt s’e la shpëresa; E tue shungllue enè gjâma, Tu’ u trandë
e dheut ndertesa, Me dorë kamben ia prekë, N’uzdajë se nuk ka hjekë, Se shpìrt
s’ka dhânë enè. 7 Por se me dorë tue ndî’, Se kamba ftofun ishte
Me gjak e cilla isht’ rî, Tue pá se Djalë mâ s’kishte, ‘Ahi’ fshâni ‘i
herë prej dhimbet, E, si nji dritë kah shkimet, Gadi nen Kryq u pak. 8
E pánë Ejët te qielli E ftyren me fletë mbluene; U muz mâ kobshem dielli,
Humneret prap gjimuene: I Amshuemi, edhe Atê e pá, E dhimbë per Tê i rá, E
mnís atë herë vû cak. 9 U vesh në zí natyra, Bregut u thane plepat, U
vrâ e qiellës pasqyra, Plasen prap dhimbet krepat, E u veshken fushës zymylat, E
u eshten n’mal bylbylat: Mbarë rruzullimi ankoi. 10 Vetë Rromakut
gjaksuer Qi t’Bir’n’I a bâni t’dekun, Zêmra i gufoi n’krahnuer, Ashtû ka’
e pà të lmekun: E kah prej malit zdrypi Ai t’Lumit mshrirë i lypi, Pse aq
t’dhimbshme Nânë mjeroi. 11Veç ti, moj zêmra e ême, Veç ti të lodhët
nuk ké, E, egersue, nuk trême Ashtú ka’ e sheh ti zbé, Njatê, qi kje nder
bija Si lil nder kulumrija, Si drita kúr agon. 12 Po kje se ti
nuk pihe N’gjith ketë mjerí t’shemtueme, Po kje se ti nuk shkrihe Kah sheh
sa Nânës t’bekueme Heshtat zêmren i a therin, Mâ t’fortë se ty mermerin, M’
kallzo se kû kerkon? _____ 1 Mbì krep : shkamb, mal. –
n’per ag t’pergjakshem t’diellit: kur dielli ishte xânë per tmerë. Ag thirret
agimi i parë e mandej perdoret edhe per perde qi vêjn sŷt: i kanë vû syt ag:
nuk sheh mirë. 3 I qaset: i afrohet. 4 T’a kuene:
t’a dhanë me e pi. 5 Shuete: heshtote. – termetit: termekut.
– shquete: i ngjallte: – tisin: velin e tempullit. 7 Rî:
rituem, lagë. – u pak: u lmek, i rá të fikët. 8 U muz
mâ kobshem: u mtizë, u nxi mâ tmerëshem. 10 Të lmekun: të pakun,
të fikun.11 Të lodhët: të lodhun.
Atë Gjergj Fishta, “Mater
Dolorosa” (Zoja e Dhimbshme)”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë
Gjergj Fishta” , 1941, fq 28-31