2008-03-21 16:20:06

Autori i Udhës së Kryqit 2008 kard. Çen Zhë-Qyn


(21.03.2008 RV)Meditimet e lutjet e Udhës së Kryqit 2008 janë shkruar nga kardinali Çen Zhë-Qyn, kryeipeshkëv i Hong-Kongut.Kardinali salezian, një nga zërat më autoritare të Kishës kineze, lindi në Jang-King-Pang, në dioqezën e Shangait, më 13 janar 1932. Bir i një familjeje thellësisht të krishterë, hyri që në moshë të njomë në familjen saleziane. Noviciatin e kreu në Hong Kong, ku më 1955 bëri edhe kushtet e përjetshme. Pastaj u dërgua në Itali, ku vijoi studimet deri në vitin 1961, kur u shugurua meshtar në Torino. Para se të kthehej në Hong Kong, kreu detyra të ndryshme në Kongregatën saleziane. Më 13 shtator 1996, një vit para kalimit të Hong Kongut në Kinën popullore, Gjon Pali II e emëroi ipeshkëv të ish-kolonisë britanike. Më 23 shator 2002 nisi misionin si ipeshkëv i Hong Kongut. Benedikti XVI e krijoi kardinal në Konçistorin e 24 marsit 2006.







All the contents on this site are copyrighted ©.