2008-03-19 18:39:28

Situata të tjera të rrezikshme në Shqipëri, përveç Gërdecit


(19.03.2008 RV)Prokuroria e Shqipërisë ka kërkuar ndihmën e SHBA-ve për hetimet që kanë të bëjnë me tragjedinë e Gërdecit dhe për identifikimin e trupave pa jetë, të karbonizuara. Prokuroja Ina Rama ka njoftuar gjithashtu se ish-Ministri i Mbrotjes, Fatmir Mediu do të merret në pyetje. Ndërkaq, televizionet shqiptare paraqesin sot pamje nga Gjiri i Vlorës, tabani i të cilit është mbuluar me predha që nga Lufta II Botërore, me të cilat askush nuk është marrë deri tani e që mund të shpërthejnë nga çasti në çast. Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pati deklaruar vetëm dy ditë më parë se bregdeti shqiptar është bonifikuar prej tyre. Opozita e majtë ka vendosur të organizojë për të premten një protestë kundër qeverisë së Tiranës, akuzuar si e vetmja përgjegjëse e shpërthimit të së shtunës në Gërdec.







All the contents on this site are copyrighted ©.