(19.03.2008 RV)Me një deklaratë të përbashkët tri vende, Kroacia, Bullgaria
dhe Hungaria njohin pavarësinë e Kosovës. Pasi shpjegojnë se vendimi është marrë pas
një shqyrtimi të thellë të situatës, ato urojnë që Beogradi të ruajë orientimin e
tij europeist dhe shprehin gatishmërinë e tyre për të vazhduar marrëdhëniet e fqinjësisë
së mirë me Serbinë. Nga Athina, ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç përsëriti se çdo
vend që njeh shtetin e Kosovës nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë. E
në Zagreb, zv.kryeministri Sllobodan Uzelaç, që përfaqëson pakicat serbe të Kroacisë,
dha dorëheqjen në shenjë proteste. Mbrëmë, Republika e Kosovës u njoh edhe nga Kanadaja.