2008-03-18 17:27:24

Shqipëria në zi për tragjedinë e Gërdecit. Arrestimet e para


(18.03.2008 RV)Shqipëria mbajti sot zi për viktimat e Gërdecit. Deri tani janë 17, sëbashku me personin që vdiq nga djegia në spitalin e Brindizit në Itali. Tre drejtues të firmave që janë marrë me çështjen e çmontimit të armëve në fabrikën pranë Vorës janë arrestuar dhe parashikohen ndalime të tjera nga policia. Ndërkaq, forcat e xhenios akoma nuk kanë hyrë në kraterin e hapur nga shpërthimet, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Për këtë arësye, bilanci i viktimave është i destinuar të rritet. Pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, opozita kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe akuzon zyrtarë të lartë të qeverisë për tregti të paligjshme armësh. Gjithashtu, në televizionet shqiptare janë treguar pamje që dëshmojnë qartë se në fabrikën e Gërdecit punonin edhe të mitur, pa asnjë kusht sigurie. Të premten, presidenti Bamir Topi do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sipas një vlerësimi të parë, do të duhen rreth 48 milion euro për të rindërtuar zonën.








All the contents on this site are copyrighted ©.