2008-03-18 17:35:37

Asnjë marrëveshje për mbrojtjen me raketa ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë


(18.03.2008 RV)Asnjë marrëveshje për mbrojtjen me raketa ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Në Moskë diskutuan sot për këtë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes rus, Sergei Lavrov dhe Anatoli Serdiukov me homologët e tyre amerikanë, Kondolica Rajs dhe Robert Gejts. Pritej të miratohej një dokument i përbashkët, por akoma mbeten divergjenca mbi instalimin e mbrojtjes me raketa në Poloni e Çeki. Sipas Lavrovit, akoma nuk është arritur konsensus as mbi rinovimin e traktatit Start, që parashikon reduktimin e armëve bërthamore e skadon në vitin 2009.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel foli sot në parlamentin izraelit Kneset, e pritur me nderimet më të mëdha, për një vizitë që deri tani, i është lejuar vetëm krerëve të shteteve. Merkel është kryeministrja e parë që flet në gjuhën gjermane, para organit më të lartë të shtetit të Izraelit. Disa deputetë, bij të viktimave të shfarsojes naziste u larguan nga parlamenti në mënyrë demonstrative, sapo filloi të flasë kryetarja e qeverisë së Gjermanisë.

U hap sot në Pekin gjyqi kundër disidentit kinez Hu Jia, 34 vjeç, i akuzuar për “subversion kundër shtetit dhe sistemit socialist”. Sipas avokatit të tij, Hu procesohet në të vërtetë për intervistat që i ka dhënë mediave të huaja dhe për artikujt që ka shkruar në internet. Në arrest që prej një viti, disidenti pati denoncuar disa herë politikën kineze ndaj Sidës, ambientit dhe lirisë fetare, duke u kaluar mëse një herë lajmet gazetarëve, organizatave jo qeveritare dhe diplomatëve të huaj. Rrezikon deri në pesë vjet burg.







All the contents on this site are copyrighted ©.