2008-03-17 18:01:12

Serbia konsultime me Rusinë për Mitrovicën, ku sot pati ndeshje me policinë


(17.03.2008 RV)Betejë në veri të Kosovës ndërmjet serbëve dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë. Ndërhyrja e UNMIK-ut, në mëngjesin e sotëm, për të liruar gjykatën e okupuar nga serbët tri ditë më parë dhe arrestimi i 53 personave shkaktoi reagimin e menjëhershëm të serbëve të Mitrovicës. Filluan ndeshjet që kanë shkaktuar së paku 80 të plagosur, ndër të cilët edhe 30 policë të UNMIK-ut. Më pas, policia është tërhequr për t’i lënë vendin ushtarëve të NATO-s dhe KFOR-it, të cilët rikthyen rendin. Por më hollësisht për situatën, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt: RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.