2008-03-17 15:56:00

Mijëra të rritur do të pagëzohen Natën e Pashkëve në SHBA


(17.03.2008 RV)Natën e Pashkëve, mijëra të rritur në SHBA do të marrin sakramentin e Pagëzimit. Burra e gra me moshë e prejardhje të ndryshme, do të marrin më pas edhe sakramentet e Kungimit të parë e të Krezmimit. Njoftimin e jep Konferenca Ipeshkvnore e SHBA, që saktëson edhe numrat e besimtarëve të rinj, në përkim me dioqezat e ndryshme të vendit
Numrat i shtohen pagëzimeve të fëmijëve të posalindur dhe mijëra katolikëve, që do të pranohen zyrtarisht në Kishë Natën e Pashkëve.Sipas statistikave të Kishës katolike në SHBA, në vitin 2007 janë pagëzuar rreth 64 mijë e 500 të rritur e 93 mijë kanë hyrë në bashkim të plotë me Kishën.








All the contents on this site are copyrighted ©.