Njeriu
që te mali rron i zënë, Majën rri e shikon, të lumin shesh. Niset të veje atje,
po s’ e arrin, Se prapë e shtyn i egëri rrebesh.
I fortë është dheu e ikën
shpejt kjo jetë. Ikën si ajri që fryn e që lëmon. Për ditë e keqja na bën dhe
më të shkretë, shpresa, pa rritur pendët, fluturon.
Te i mjeri dhé që terri
e vithisi, Kryqi u ngrit e rrotulla na mbledhë. Mos t’vemi e të biem te abisi, E
të mos biem n’të Luciferit zgjedhë.
Mbi gjithësinë Kryqi ngrihet lart, në maje! Atje
kush kapet, gjen përdëllim. Atje është paqja – nuk ka më kujë e vaje: Kryqi
është ndjesë e dritë e është amshim!