2008-03-16 16:23:54

Bukuria e Kryqit në letërsinë shqipe


(16.03.2008 RV)UDHA E KRYGJËS.
PUNA E TE DHIMBTUNIT E E PRÊMTIMIT
Po të bie nder kambë, o Shperblyesi i êm, me dishír qi me marrë mbrapa gjurmët e tua, tui bâ me mend njatë rrugë qi ti e bâne me gjith atò mundime. E perpara se të ja filloj, po i kjáj po i mënîj me gjith zêmrë mkatet e mija. Oh! sà fort po pêndohem, pse tui të fye tý, kam kênë shkaku i mundimevet e i dekës s’ate të shêjtnueshme. M’i fal, o Jezu Krisht i êm, m’i fal mkatet e mija. Tui pasë te falunit e mkatevet, kam uzdajë me fitue si per védi, ashtû edhè per shpírtna te Burgatorit, atò ndjesë te pánjehuna qi Shêjtnit Atë Papë ju kanë dhanë atyne, qi me fé te gjállë e me divocjon bâjnë Udhen e shêjtes Krygjë. Ashtu kjoftë.
Rrite Zoja tui lotue
Afer Krygjet, tui shikjue
Krishtin pezull kryqezue.
Nana e dashtun, të lus pa prâ
Varrët e te Birti tand pá dá
Gjurma në zêmrë me m’i bâ.

 

TË NDALUNIT I
Jezu Krishti gjikue per dekë
V . T’adhërojmë, o Krisht, e të békojmë.
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Ah! Jezu Krisht i êm, per at mundim qi hoqe tui pranue gjikimin e dekës së párrugë, po të lutem me ma shlye gjikimin per férr, qi kam pasë me arrsye sá e sá herë për mkate të mija.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, per né; mëshír per né.
Heshta zêmren prei trishtimit,
Prei ezgjetit, prej idhnimit
Zojës pershkue ja kishte shqimit.
Nana e dashtun, etj.


TË NDALUNIT II.
Jezu Krishti ngarkue me Krygjë
V . T’adhërojmë, o Krisht, e të békojmë.
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
O Jezu Krishti i êm, qi per dashtënì t’ême bárte mbí krahë të tú drûnin fort të randë të shêjtes Krygjës s’ate, bân qi edhè une ta bári me vullëndet krygjen e të vshtírat qi kam me arsye per mkate të mija, e mos t’i kundershtoj kurr vullëndesës s’ate të shêjtnueshmes.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, per né; mëshír per né.
Kjáte e dneste e dhimbshmja Nanë
Mundue Krishtin per gjith’anë,
Pá mujtë kush nji ndimë me i dhanë.
Nana e dashtun, te lus pa prâ
Varrët e te Birit tand pá dá
Gjurma në zêmrë me m’ i bâ.

 

 
TË NDALUNIT III.
Jezu Krishti bje ndenë Krygjë
V . T’adhërojmë, o Krisht, e të békojmë.
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Mkatet e mija fort të randa, o Jezu Krisht, të kanë bâ me rá ndenë krygjë. Oh sá fort po më vjen keq, e sá fort po pendohem për tò. Po prêmtoj, o Zot, me hír tand, mos me të fye mâ kurr; e me qillue, per fat të zí t’êmin, me rá prep në mkat, ti më ndimò m’u çue me të shpejtë, e me u pajtue me tý.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, per né; mëshír per né.
Oh, sá në váj e sá n’ankim
Kje n’atë ças, pá pasë nji gëzim,
Nana e Krishtit me hyjrim.
Nana e dashtun, te lus pa prâ
Varrët e te Birit tand pá dá
Gjurma në zêmrë me m’ i bâ.

 

 
TË NDALUNIT IV.
Jezu Krishti hasë ne Nanen e vet
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Oh sá trishtim të pat Zêmra, o i dashtuni Jezu Krisht, tui hasë në të dhimbshmen Nanen tande. Per ketë mundin, po të lutem, me më bâ me hasë në ty pá ja dá, por sidomos në fìll të mordës s’ême, e m’u mbájtë me ty mbë ketë jetë edhè mb’atë jetë.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Tui këqyrë Nanen e Tenzot
Afer Krishtit me varrë plot,
Nuk âsht nieri qi s’derdhë lot.
Nana e dashtun, etj.

 
 
TË NDALUNIT V.
Jezu Krishti ndimue prei Cireneut
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Lum ai Cireneu, qi të ndihmoi tý, o Krisht, me e bártë krygjen. Oh kish të mûj edhè une me të ndimue, tui bájtë krygjat qi më çon. Njishtû due me bâ me ndimë tande, o Krisht; due me durue travajët e kësajë jete, qi të pergiáj ty nder mundime të tua.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Kush shef Zojen n’at’ ezgjet,
Gadi dekun per djalë të vet,
Pá dnesue, jo, nuk jet.
Nana e dashtun, etj.

 
 
TË NDALUNIT VI
Veronika ja shîn faqet Jezu Krishtit
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
E madhe kje trimnija, e e flaktë dashtënija e Shêjtes Shë Veronikë per tý, O Jezu Krisht, tui i shî faqet të tua plot me gjak e me djersë, sá do e rethueme prej asajë shumice së mbrapshtë çfutnish. Bân, o Krisht, qi edhè une të trimnohem kah shpírti, e pá turp e mbárre t’i mbáj gjithmonë urdhënimet e tua.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Mkatet t’ona me i resitë,
E pà Krishtin gjith molitë
Prei së rrashnash t’asaj ditë.
Nana e dashtun, etj.

 

 
TË NDALUNIT VII.
Jezu Krishti bje ndenë Krygjë per së dytit
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Prep po rrëxohe, o Krisht, e po bje ndenë krygjë! Oh sá trishtim po më kà zemra, aq mâ fort pse po kujtohem e po e dij se arrësyeja ká kênë pse une prep kam rá në mkat. Oh mkat i mallkuem! Une po të mënij e pot ë largohem per gjithmonë. Mbas tashit s’ due me dashtë kurrgjâ tjeter, veç se tý, o Jezu Krisht; por due me të dashtë me gjith fuqí te zêmres s’ême.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Në mal të Kalvarit kúr e lëshoi
Vehten ne krygjë, e kúr mbaroi,
Krishtin pau e dhimbshmja Zojë.
Nana e dashtun, etj.

 
 
TË NDALUNIT VIII.
Jezu Krishti ngushëllon grát.
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Gràt e divoçme të Ruzalêmit patne fatin me kênë ngushëllue prei tejet, o i Lumi Jezu Krisht, pse tui pasë dhimbë per mundime të tua kjàjshin me lot. Qe, o Krisht, edhè une po kjáj e po gjimoj me zêmrë të depertueme prei së dhimbtunit e prei pêndimit. Silli prá syt’ e tú prej mejet, e më shikjò me mëshír tande të pámbarueme.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Deh! Ti Nana me dashtní,
Dhimben tande bân ta ndí
Sá të jetoj në ketë shekull të zí.
Nana e dashtun, etj.

 
 
TË NDALUNIT IX.
Jezu Krishti bje ndenë Krygjë të treten herë
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
 
Une drue, o Jezu Krisht, se këso heret nuk të ká rrëxue ndenë krygjë mûndi e deblimi i yt, por mêndimi i trishtueshem se per shum e shum njerz jé tue e bâ ketë rrugë të Kalvarit pá fryt e pá dobì, pse per faj të vet kanë per t’u dënue. Ah! Jezu Krisht i êm! Mundimet e tua mos dalshin per mue pá fryt, e mos kjosha nder atà qi kanë m’u bjerrë ndë fund të férrit.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Tui t’ u lutë gjithmonë po shkoj,
Bân qi Krishtin ta adhëroj,
Hírin tand kurr mos ta lëshoj.
Nana e dashtun, etj.

 
 
TE NDALUNIT X
Jezu Krishtin e zdeshin
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Fort po më dhimbe, o Jezu Krisht, kah shof Korpin tand te shugurueshmin deshun petkash; e fort po t’ankoj kah vê oroe se e ambla goja e jote âsht ba aq e idhtë prei tambthi qi xhudhît mizorë te dhane me pi. Ah! Jezu Krisht, bân qi shpìrti i em të deshet prei dashtënís s’ shekullit, e bân qi t’i ap shterngim védit kah haeja e kah pija.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Nana e dashtun, të lus, pa prâ
Varrët e të Birit tand pá dá
Gjurma ndë zêmrë me m’i bâ.
(thohet dŷ herë këjo uratë)

 
TE NDALUNIT XI.
Jezu Krishti gozhdue ndë Kryq
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
O i dashtuni Jezu Krisht, zemra e ême âsht derptue anë e mb’anë prei dhimbet kah të shof mberthye ndë krygjë me gozhda. Ah kish të mûj edhè une me gozhdue trupin t’êm të helmuem, tui i dhanë védit shterngim e tui bâ pêndesë. O Jezu Krisht, per meritime të mundimeve qi hoqe në Krygjë, m’ep shka po të lypi, e ma ndigiò lutjen qi po të bâj.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Ti pjestár më bân per gjithmonë
Nd’ atë mundim, qi per fáj t’onë,
Hoq mbí Krygjë Shelbuesi i jonë.
Nana e dashtun, etj.

 

TE NDALUNIT XII
Jezu Krishti des ndë Krygjë
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.

Jezu Krishti gozhdue ndë Krygjë, mbas tre sahat mundimesh së mëdhá ne e mbram dha shpírtin e vet Atit te pushtueshem. Oh ! dashtënija e pámbarueme e Shelbuesit t’êm!
Deksha une, pó te lutem, deksha une per dashtëní tande. O Jezu Krisht i êm, po e pelqej me gjith zêmrë deken njiqind e nji mijë herë mâ parë se me të fye ty, o dashtëní e pámbarueme.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Afer Krygjës së Birit të Tenzot,
Më bân, o Zojë, me derdhun lot,
Der sà te kemi jetë e mot.
Nana e dashtun, etj.

 
TE NDALUNIT XIII.
Jezu Krishtin e ulin prej Krygjet
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
O Zoja e békueme, une po adhëroj të shêjtnuehsmin Birin tand dekun per mkate të mija, e per atë dashtëní qi pate kúr e shterngove dekun ndë prêhen tand, po të lutem me ndezë ndë zemrë t’eme nji dashtëní të flakët, qi mos të dahem mâ kurr prei tejet e prei birit tand.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
Afer krygjet tui gjimue,
Afer tejet tui lotu
Kish të kjáj une pá pushue.
Nana e dashtun, etj.

 

 
TE NDALUNIT XIV
Jezu Krishtin e shtijnë ndë vorr
V . T’ adhërojmë, o Krisht, e të békojmë
R . Pse per shêjten Krygjen tande shperbleve boten mbarë.
Me ndérim e devocjon po puthi, o Jezu Krisht, të shêjtnueshmin vorrin tand, e po kjáj me gjith zêmrë, persè mkatet e mija kanë kênë shkaku i dekës s’ate. Po të lutem per meritime të tua me më bâ me dekë ndë hír tand, per m’u njállë mbasandej me lumní, e me gëzue per gjithmonë në Parrîz. Ashtû kjoftë.
Nji Atynë, e nji Falemi Mrí.
Mëshír, o Zot, për né; mëshír per né.
O Zojë Virgjin, Nana e dëlír,
Lutju Zotit te kétë mëshír:
Ti shelbim prei si na xier.
Nana e dashtun, etj.
 
Mbassì të késh mbarue Udhen e krygjës, thuej per shpirten të Burgatorit :

O i dashtuni Jezu Krisht, kí mëshír per atà shpìrten të shkretë, qi janë tui hjekë gjith atò mundime të mëdhá ndë flakë të Burgatorit. Ti per ta jé mishnue, e bâmun nieri; ké psue mundime e ké dekë në Krygjë. Ah! Kí mëshír per ta; ndiei, o Zot, gjamët e tyne; e, per meritime të mundimevet të tua, faljau pêndesen qi do të bâjnë per mkate të veta; e prêmtò qi të vînë e të gëzojnë pagjen e driten e jetës së pàsosme. Ashtu Kjoftë.

Thuei edhè gjashtë Atynë e gjashtë Falemi Mrí e gjashtë Kjoftë Lumnija Átit sikursè âsht mêndja e Shêjtit Át Papë.
 
Kjo është ‘Udha e Kryqit tradicionale që kremtohej në të gjitha Kishat shqiptare para vendosjes së diktaturës. Është marrë nga oficja ‘Visari shpirtnuer’ , Botim i katert i perkujdesun prei etenve jezuit, ribotim i ‘Hazna e Kongregacjonit i Atit Iungu S.J., përkujdesë prej të Nd. Dom Ndré Mjedja, Winterberg-Çekoslovakí, Shpi Botuese Katolike J. Steinbrener, 1936, fq 199- 219 







All the contents on this site are copyrighted ©.