2008-03-15 19:49:09

Në Kishë shtohen radhët e Shenjtorëve dhe të Lumëve.


(15.03.2008 RV)Kisha do të ketë së shpejti një Shenjtore të re: të Lumen Gertrude Komensoli, themeluese e institutit të Motrave të të Shenjtnueshmit Sakrament, që jetoi në Itali ndërmjet viteve 1847 e 1903. Benedikti XVI, duke u takuar me kardinalin Zhoze Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, autorizoi dikasterin për shpalljen e dekretit përkatës.
Do të shpallen edhe dy të Lum: meshtari italian Françesko Piancola, themelues i Kongregatës së Motrave Misionare të Mbretëreshës së Papërlyer të Paqes, që jetoi ndërmjet viteve 1881 e 1943 dhe meshtari kuban, Jozef Olalo Valdes, rregulltar i Urdhërit Spitalor të Shën Gjonit të Zotit, që jetoi në shekullin XIX.
Ndërmjet 14 shërbëtorëve të Zotit, të cilëve u njihen virtytet heroike, është edhe Atë Mariano Roasenda nga Torino, rregulltari i famshëm kapuçin, që nisi rubrikat e para fetare në televizionin italian.







All the contents on this site are copyrighted ©.