2008-03-15 19:47:48

Nesër, mijëra të rinj rreth Papës për të Dielën e Larit, DBR XXIII.


(15.03.2008 RV)Nesër, e Diela e Larit, Benedikti XVI do të kryesojë Meshën Shenjte në Sheshin e Shën Pjetrit duke nisur nga ora 9. 30. Mesha do të ndiqet drejtpërdrejtë nga Radio Vatikani në gjuhët kryesore të Evropës. Siç është bërë tashmë traditë, në këtë solemnitet kremtohet për të 23-tën herë, në nivel dioqezan, edhe Dita Botërore e Rinisë (DBR). Kremtimi sivjetëm ka një kuptim të veçantë: pas pak muajsh, nga 15 deri më 20 korrik 2008, përfaqësuesit e të rinjve të mbarë botës do të nisen drejt Sidneit për Ditën e tyre Botërore: jo më në nivel dioqezan, si nesër, po në nivel ndërkombëtar. Do të nisen nga skajet më të largëta të tokës, për t’u mbledhur rreth Benediktit XVI, që kryeson për herë të dytë, pas Këlnit, një eveniment të tillë botëror. Tema e zgjedhur nga Papa për BBR-në australiane, është “Do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi” (Vap. 1, 8).







All the contents on this site are copyrighted ©.