2008-03-15 12:26:26

Liturgjia e Fjalës së Zotit të Dielës së Larit 'A'


RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj herët do të ndalemi tek Liturgjia e Fjalës së Zotit të Dielës së Larit apo të Dielës së Luleve, me të cilën Kisha e fillon Javën e madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve.
Sikur thamë më parë, me liturgjinë e kësaj së diele, e cila përkujton hyrjen solmne të Birit të Zotit, Jezu Krishtit në Jeruzalem dhe historikun e mundimeve të Tija, Kisha, dëgjues të nderuar, na thërret të hyjmë në Javën e madhe të shenjtë të Pashkëve, dmth. në kremtimim e mistereve themelore të fesë së krishterë: të mundimeve, vdekjës mbi kryq dhe ngjalljës së Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit.
Kështu pra, Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na propozon dy ngjarje ngusht të lidhura: hyrjen e Jezusit në Jeruzalem dhe mundimet e Tij. Pra kemi dy pjesë: ritin e bekimit të degëve të ullive apo të degëve të pemëve të lulëzuara, para Meshës, procesionin e besimtarëve me degë ullijsh të bekuar dhe pjesën e dytë Meshën, gjatë së cilës tregohet historia e mundimeve të Jezus Krishtit.
Të ndjekësh Jezu Krishtit domëthënë të jesh më Të në momente të lavidshme e në momente të vuajtshme. Drama e Mundimeve na sjell të shohim Birin e Zotit për ne të përvujtëruar, të shpotitur, të varur mbi një kryq ku vdes për ne. Jezusi Zot besnik ndaj planit e vullnetit të Atit e besnik ndaj dashurisë për njerëzimin mbarë. Jezusi Zot që ka marrë mbi vete braktisjen ekstreme në duarë të Atit për të liruar njeriun nga mëkati e për t’ia kthyer edhe një herë gëzimin e bashkimit me Zotin.
Nga liturgjia hyjnore e dielës së larit, do t’i bartim degët e palamve e të ullijve me vete në shtëpitë tona, shenja kontradikte (kundërshtie). Këto degë na kujton hosanën, por edhe kurorën e martirëve; na sjellin paqen pas përmbytjes, por edhe djerësen prej gjakut në kopsht të ullijve, derisa më besnikët i ze gjumi e tradhëtari përgatitet për ta puthur Mësuesin Hyjnor.
Duhet të kujtojmë se të krishterë nuk na bëjnë ritet fetare, por pjesëmarrja në vuajtjen e Zotit në jetën tokësore.
E tani dëgjues të nderuar, ta dëgjojmë komentin e pjesës ungjillore që na përkujton hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe mundimet e Tij, komenti eshte nga dom Gjergj Meta, ta degjojme…. RealAudioMP3
Meditim kushtuar të Dielë s së Larit:
Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,
shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët.
Ngjitu në Qytetin Shenjt
ku të presin mundimet e vdekja,
pse dashurinë që ti ke për ne
s’ka forcë në botë ta ndalojë!
S’mund ta ndalojë as dhuna
e as poshtërsia njerëzore.
Shtegtimi yt cak tjetër s’ka:
mbaron këtu!
Në këtë vend do të bësh dëshmi
duke dhuruar jetën.
Ti e di mirë ç’të pret:
Tmerri e terri e dhimbja,
tradhtia e braktisja.
Të pret kodrina e Kalvarit,
kryqi të pret e gozhdat janë gati.
Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,
mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…
pas pak…
Po tash për tash njerzia që të njohu,
që të pa e të dëgjoi e mbrapa po të ndjek
të shpreh veç entuziazëm.
E bën këtë me gjestet e të varfërve
të cilët, të çuditur, njohin Dikë,
dikë që i do, dikë që i mbron,
dikë që i rrethon me kujdes,
që i shikon me mëshirë.
E e bën me fjalë në të cilat
zëri i profetëve jehon
thellësive të kohës.
E ti e ndjen si përmbushet
premtimi i bërë ç’prej kahmot.
Ata brohorasin!
Si mund t’i bësh të heshtin?
Për këtë ke ardhur,
Që të dhurosh jetën
për jetën,
për tapër shëlbimin e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.