TË KRYQZUEMIT
In fide vivo Filii Dei, qui dilexit
Me et tradidit semetipsum pro me.
(Ad Gal. II. 20) 1 Qiella âsht muzë e shkimë âsht dielli; Dridhet
toka tue gjimue; Rruzullimit trandet shtielli; Gjâmen t’dekunt kanë vezhgue; Shkambîjt
tmera po i pershkon. 2 Tisi i tempullit âsht shkye, Rrebtë ka shekllin
trandë thellimi. A natyra âsht tu’ u shperthye E rroposet rruzullimi, Ase
Zoti diku pson. 3 Jo; pson Zoti! T’Izraelit Bijt e prujtun m’mal
t’Golgotit Mbi nji t’ashper drû zabelit Kryqzue paskanë t’Bir’n e Zotit: Krejt
e paskanë lá me gjak. 4. N’atë shemtim, n’atë mizorí Kqyrë i Ati
nalt prej qiellet; E, kah sheh atë kob të zi, Idhshem mnija xên e i pshtiellet, Edhe
mshirës i vên ai cak. 5 Rrebtë mbi shekull vrâ ka ftyren, Edhe kapë
rrufén njifillit Me turshî gjithmbarë natyren. Struken Engjutj hijes s’qiellit, Heshtë
natyra n’mjerim t’vet. 6 Hikni popuj, hikni fise! Hikni, po, jashta
ktij sheklli; Pse mbi t’eprat, m’t’ poshtrat vise, Prej ksi kobi, prej ksi mreklli, Mnin
e Zotit gjâ s’e pret. 7 Hikni vrap, po; kah kujtoni Se nji Zot,
Krijuesi i Empirit, Qi i fuqís e i s’ Drejtës âsht froni, S’do t’perligjë gjakun
e t’Birit Qi po derdhni me poshtnim? 8 Mnershem qiella, qe, u kercnohet;
Per nen kambë don me u hikë bota; Rruzullimi âsht kah zhgatrrohet; Janë
kah shuhen stinë e mota: S’bân, jo, Zoti kaq shemtim! 9 Veç nji fjalë
i Biri t’flase, Veç nji ankim t’a bâjë mbi jue, Se krijimi do t’humbase Se
edhe jeta ka me u shue: Lesker shekllit kund nuk jet. 10 E qe i
Biri pre’ atij drûni M’ t’ cillin ju mberthye e kini, M’ gozhda shtatin Aj
e xûni, Edhe kryet kah qiella ngrini, Dishka Atit per ju i flet: 11
“Fali, o Át, deh! Njerzt Ti fali! Pse shka bâjn nuk jane tue dijtun:” Oh!
Pse tash s’po trandet mali... Pse xên dielli prap me shndritun... Persè u kthiell
si moskurraj.... 12 Shka? a vetë dashka i Biri i Zotit Mnín e vetë
me zbutun, Ke, m’ drû pezull, m’shkam t’Golgotit, Per anmiq âsht tuj u lutun
Qi m’u a falë mâ t’randin faj?... 13 O dashtnija e Fjalës s’mishnueme Po
a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit Fjalët Ti i paske t’ambeltueme... E me i
pruejtë Ti dashke damit… E me i pá me lumnì plot? 14 Ah! ktû.
Popuj, ktû ju fise! Ktû, po, ktheni m’shesh t’Kalvarit! S’kênka droje, jo, n’kto
vise, Kû vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit Gjaksve t’vet u dalka zot. 15
S’ paska kênë, jô i vrashtë Rromaku, Qi per dekë gjikoi t’Amshuemin; E
Judeut as etja e gjakut Njitë s’e paska m’kryq te Lumin: Dashtunija Atê e kryqzoi! 16
Dashtunija me flakë t’ veta, Po, ato gozhda i paska prehun, M’t’cillat
pezull randon Jeta, Si Davidi ‘i herë pat shprehun, Nder vegime ka’ i skjyrtoi. 17
M’ faj t’ Adamit dheu perlye Velej Hy’it n’shatorre t’kthiella: Por,
të randë atë faj me shkmbye, Gjak nji Zoti lypte qiella, Gjak t’paçmuem, shka
nierzt nuk kan. 18 N’dashtuní ndezun per né, Qe atë herë Fjala e
Perendís Bâhet nieri e zdrypë mbi dhé; E p’r atë faj të rrokullís Flîje
vehten Ajo e bân. 19 Sod njai gjak, qi u lyp prej t’Lumit Çmim perdlimit
per rod t’nirit, Gurrë prej varrvet rrjedhë t’amshuemit Gurrë mishriret edhe
hirit Per gjith t’bijt e mnís s’ Tynzot. 20 Sod, po, âsht shue mnija
hyjnore, Edhe deka âsht mujtë e mnershme; Preja ferrit dalë ka dore; Shtypun
krejet hidra e hershme Kján trathín e vet me lot. 21 Qiella e toka,
bashkë pajtue, Nji besë t’ambel vên dashtnije; Qiella e toka pse vllaznue Janë
n’per Gjak t’s’ hynueshmes Flije, Qi per tokë mbi Kryq rekton. 22 Kohë
e ré, po nisë m’u endun Rruzullimit prej kso bote, Si profeta e pat permendun: Kohë
mishriret, qeti-plote, Kû dashtnija veç mbretnon. 23 Shue, prá, kjoftë
kushdo bir deket Ngroftë në zêmer mni mbas sodi; Dielli dheut, pse kahdo rreket Sot
t’tânë popujt janë nji rodi: Gjaku i t’ Lumit i vllaznoi.24 O Ti Gjaku
i Flîs s’hyjnueshme, Fise e popuj qi vllaznove, Deh! ‘dhe n’dritë të jetës s’lumnueshme, Me
çmim t’And qi na fitove, Fise e popuj Ti bashkoi.
Atë Gjergj Fishta, “Të
kryqzuemit”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” ,
1941, fq 7-10