2008-03-14 16:38:37

Vdiq Chiara Lubich, themeluesja e Fokolarinëve. Papa: një jetë e shpenzuar për vëllazërimin mes popujve


RealAudioMP3 Vdiq natën e kaluar në Romë Chiara Lubich, themeluese e Lëvizjes së Fokolarinëve. Kishte 88 vjeç e prej kohe ishte e sëmurë. Papa Benedikti XVI në një telegram dërguar familjarëve e mbarë Veprës së Marisë - Lëvizjes Fokolarine shpreh ngushëllimet e sinqerta e vlerëson “jetën e kësaj gruaje që u dallua deri në mbarim nga dashuria e palodhur për Jezusin e braktisur”. Ati i Shenjtë Racinger falenderon Zotin “për dëshminë e ekzistencës së saj shpenzuar në dëgjim të nevojave të njeriut bashkëkohor në besnikëri të plot me Kishën e Papën” dhe uron “që ata persona që e kanë njohur e takuar, duke admiruar madhështitë që Zoti ka bërë përmes zellit të saj misionar, të vijojnë gjurmëve të saj duke mbajtur gjallë karizmen”.
Të shumta mesazhet e ngushëllimit që vazhdojnë të arrijnë nga mbarë bota, nga ana e liderëve fetarë, politikanë, civilë e njerëz të thjeshtë. Funerali i Chiara Lubich do të mbahet të martën e ardhshme më 18 mars në ora 15.00 në Bazilikën e Shën Palit Apostull në Romë e do të kryesohen nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarcisio Bertone. Ndërkohë që sot pas dite në Qendrën ndërkombëtare të Lëvizjes Fokolarine në Rocca di Papa afër Romës, kanë filluar nderimet e besimtarëve e të gjithë atyre që duan ti shprehin nderimet kësaj figure të jazhtëzakonshme fetare të kohës sonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.