(14.03.2008 RV)Irani zhvilloi sot
zgjedhjet parlamentare, me një pjesëmarrje masive të 44 milion zgjedhësve, ashtu siç
pati kërkuar ditë më parë ajatollahu Ali Khamenei. Këshilli i Gardianëve pranoi vetëm
4500 kandidatë, duke përjashtuar shumë kandidatura që mund t’i binin ndesh konservatorëve
në pushtet. Të dëgjojmë Alberto Zankonaton, përgjegjës për agjensinë italiane të lajmeve
ANSA në Teheran: Ishte një fushatë tepër e shkurtër, shtatë ditë të karakterizuara
nga direktiva të reja që penguan afishimin e fotografive të kandidatëve nëpër rrugë,
nuk pati as debate në televizion. Pati vetëm një fushatë këmbëngulëse për t’i detyruar
njerëzit të votojnë e, sipas autoriteteve, për t’i dhënë një sinjal SHBA-ve se populli
mbështet regjimin. Kandidatët reformistë u përjashtuan në masë, prandaj nuk pritet
tjetër veçse një rikonfirmim i konservatorëve në parlament.