2008-03-13 19:05:53

Pentagoni përjashton lidhjet ndërmjet Sadam Hyseinit dhe Al Kaidës


(13.03.2008 RV)Shkelet armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, edhe më parë se të konfirmohej zyrtarisht. Hedhja e një rakete Kasam në territoret izraelite u bë shkas për një sulm të ri të aviazionit të Shtetit hebraik në Rripin e Gazës. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ka arritur në linjën e parë të frontit, pranë Gazës. Nga ana tjetër, presidenti palestinez flet sërish për “të drejtën e rezistencës”.


E ndërsa përhapet lajmi për vrasjen e imzot Rahhos në Irak, 18 persona gjejnë vdekjen në Bagdad gjatë shpërthimit të një autobombe e 67 të tjerë plagosën. Autopsia tregon se kryeipeshkvi i Mosulit ka vdekur që prej 5 ditësh. Funerali i tij do të zhvillohet nesër.
Ndërkaq, Pentagoni përgënjeshtron një nga arësyet që e patën shtyrë presidentin amerikan Xhorxh Bush për të ndërhyrë në Irak. Sipas ministrisë amerikane të Mbrojtjes nuk ka asnjë provë për lidhjen ndërmjet ish-presidentit irakian, Sadam Hysein dhe rrjetit terrorist të Al Kaidës. Studimi i Pentagonit ka marrë në shqyrtim mëse 600 mijë dokumenta zyrtare irakiane të konfiskuara pas vitit 2003.







All the contents on this site are copyrighted ©.