2008-03-12 17:25:53

Dështon miratimi i dokumentit rus mbi Kosovën në OKB


(12.03.2008 RV)Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arriti marrëveshjen mbi një dokument për Kosovën. Pas fjalës së mbajtur nga ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, gjatë së cilës ai u kërkoi vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të kthehen mbrapsht, Rusia propozoi një “deklaratë presidenciale” ku të shprehej “shqetësimi i madh për aktet e njëanshme që e kanë acaruar gjendjen në vend”. Dokumenti u bllokua nga SHBA-të dhe vendet e tjera perëndimore. “Përmban disa elemente që nuk pasqyrojnë realitetin”, komentoi ambasadori amerikan në OKB, Zalmai Khalilzad. Nga ana e tij, Jeremiç deklaroi se Serbia do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për të mbrojtur sovranitetin e Beogradit mbi Prishtinën, por jo forcën ushtarake.







All the contents on this site are copyrighted ©.