2008-03-11 18:55:50

Jeremiç për Kosovën në Këshillin e Sigurimit


(11.03.2008 RV)Sot flitet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në një sesion që i kushtohet krejtësisht gjendjes në vend. Në të do të flasë me dyer të hapura, edhe ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Mbledhja është kërkuar nga Rusia.

KFOR-i ka filluar një operacion dy ditor në zonën veriore të Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë. Manovrat ushtarake, në të cilat do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm tankesh dhe helikopterësh, do të zhvillohen në zonën e liqenit të Gazivodes dhe në një nga rrugët më të rëndësishme që lidhin Kosovën me Serbinë.
Për impenjimin dhe detyrat e misionit ndërkombëtar, foli pikërisht dje edhe presidenca e Bashkimit Evropian, me anë të ministrit të jashtëm slloven, Dimitrij Rupel. Sipas tij, ndërrimi i UNMIK-ut me misionin evropian Eulex nuk do të jetë i menjëhershëm, siç mendohej në fillim. Brukseli dëshiron që gjithsesi UNMIK-u të mbetet operative në veri të Kosovës, në zonën kufitare me Serbinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.